Aktualitet

"Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane"/ SKANDALI me mishin e pulës, reagimet në rrjet: Institucionet e paafta po helmojnë shqiptarët!

Për ekspertët dhe gazetarët ky rast tregon se si populli shqiptar po helmohet çdo ditë me produkte me baktere dhe asnjë nga instancat përkatëse nuk mban përgjegjësi.

28 Mars 2025, 21:32 Nga B.Z
"Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane"/ SKANDALI me mishin e
Foto ilustruese

TIRANË - Skandali i publikuar këtë të premte në lidhje me mishin e pulës me bakterin salmonela, që është hedhur në tregun shqiptar ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Për ekspertët dhe gazetarët ky rast tregon se si populli shqiptar po helmohet çdo ditë me produkte me baktere dhe asnjë nga instancat përkatëse nuk mban përgjegjësi. Nisur nga fakti që ky është rasti i dytë që bëri bujë në pak kohë, pas skandalit të mandarinave me pesticide ekspertët dhe gazetarët shqyrtojnë se ka paaftësi nga ana e institucioneve për të diagnostikuar dhe parandaluar në kohë rrezikun.

Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ervin resuli, në një reagim në rrjete sociale shkruan se rasti i sotëm është një tjetër skandal që vërteton edhe njëherë se jeta e shqiptarëve vlen më pak se interesat e institucioneve në vend që sipas tij janë të kapura. 

Resuli thotë se ISUV është kthyer në një institucion të dështuar, i cili ka humbur çdo lloj efektiviteti për qëllimin që është krijuar, ndërsa AKU sipas tij ka treguar edhe një herë paaftësinë dhe indiferencën totale.

Resuli shprehet se fshehja e rastit nga Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV lë dyshime të forta se biznesit i është dhënë kohë për të shitur produktin dhe për të helmuar qytetarët me vetëdije të plotë. Ky sipas tij nuk është më një rast neglizhence, por një veprim kriminal, që kërkon një hetim të thelluar nga SPAK.

Reagimi i Resulit

Edhe gazetari, Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me skandalin. Në një reagim në rrjete sociale, Tomorri ndan njoftimin e AKU-së lidhur me rastin e cila shprehej se janë marrë masa për bllokimin e pulave me salmonelë, reagim të cilin gazetari e ka cilësuar si të pa përshtatshëm. 

Tomorri thotë se reagimi i AKU-së për skandalin është "lojë fjalësh" dhe kjo e fundit thjesht mundohet "ti hedhi hi syve miletit".  Duke sjellë edhe njëherë në vëmendje skandalin me mandarina që u raportua pak kohë më parë, Tomorri thotë se populli shqiptar po helmohet dita ditës dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë. 

Reagimi i Tomorrit

Gazetari Lutfi Dervishi, thotë se ky skandal tregon se institucionet në vend që të ndalin helmin kanë ndalur logjikën.

Në një reagim në rrjete sociale Dervishi thotë se mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Ironia e Dervishit vijon teka shkruan se ëndrra jonë europiane ka erë pesticide.

Një reagim për rastin e ka bërë edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësië Vojo Bregu. Në një reagim në rrjete sociale, Bregu shkruan duke ironizuar opozitën se i pelqeu vendosmëria e tyre lidhur me problemin e sigurisë ushqimore.

Në një reagim të dytë Bregu ironizon edhe qeverinë duke shkruar se duke se sa seriozisht e ka kjo qeveri sigurinë ushqimore dhe nga fakti që për 3 muajt e parë të vitit 2025 ka ndërruar 3 drejtorë të përgjithshëm të AKU-së.

"Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane"/ SKANDALI me mishin e
Postimi i Bregut
"Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane"/ SKANDALI me mishin e
Postimi i Bregut

skandali i pules me salmonela regaimet ne rrjet

Sondazh

Poll