28 Mars 2025, 20:44
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një postim në rrjetet sociale pas publikimit të skandalit me mishin e pules me salmonelë në vend. Me ironi Dervishi shkruan "salmonela braziliane dhe pasaporta europiane" duke e lidhur me pikën kyçe të retorikës së fushatës së kryeministrit Edi Rama.
Ai shton se mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Ironia e Dervishit vijon teka shktuasn se ëndrra jonë europiane ka erë pesticide.
Gazetari shkruan se fondet e IPARD që u dhanë për bujqit dhe blegtoret shqiptare mesa duket realisht kanë shkuar për fermerët braziliane.
"Fondet e BE për bujqesine janë ndërprerë sepse SPAK nuk ka këllqe të hetojë atë që është provuar nga hetimet në Bruksel. Ne vijojmë me helmin e sheqerosur të propagandës", shkruan Dervishi.
POSTIMI:
Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane
Mishin e servirim me salmonelë, mandarinat i spërkasim me pesticide dhe mbi 50 lloje helmesh të ndaluara në Bashkimin Evropian përdoren lirshëm në bujqësi, por ne vazhdojmë të ëndërrojmë BE-në. Jo si standard, por si pasaportë. Ëndrra jonë europiane ka erë pesticide. Dhe nuk është ndonjë sekret. Institucione ndërkombëtare, organizata të shëndetit publik, raportimet e medias dhe të qytetarëve, të gjithë e kanë ngritur alarmin. Por çfarë bëjmë ne? Shtojmë dozën. Pse?
Sepse i fusim një mendje të lehtë: “Hë mo, s’na gjen gjë!”
Një mantrë kolektive, një justifikim i përbashkët për të helmuar tokën, trupin dhe fëmijët tanë.
Pis fermer që përdor helme për të shtuar prodhimin, pis shtet që nuk kontrollon asgjë, pis konsumator që i blen pa pyetur, pa refuzuar dhe pa reaguar. Pra, në fund të ditës: pis milet.
Po të ishte kjo thjesht çështje padije, do kishte zgjidhje. Por është çështje indiference dhe babëzie, e ushqyer me arrogancën e mosndëshkimit. Të mos harrojmë: në vendet ku janë ndaluar këto pesticide, janë ndaluar sepse vrasin. Dhe në ketu, jo vetëm që përdoren, por promovohen si “sekret suksesi”.
Fondet e IPARD që u dhanë për bujqit dhe blegtoret shqiptare mesa duket realisht kanë shkuar për fermerët braziliane. Fondet e BE për bujqesine janë ndërprerë sepse SPAK nuk ka këllqe të hetojë atë që është provuar nga hetimet në Bruksel. Ne vijojmë me helmin e sheqerosur të propagandës.
Në vend të ndalim helmin, kemi ndaluar logjikën. Në vend të zbatojmë rregulla, bëjmë statuse krenare për eksportin e produkteve “të freskëta shqiptare” që pastaj kthehen mbrapsht si mall i rrezikshëm për shëndetin publik. Tani le të hapim krahët për BE-në. Le t’i tregojmë që jemi gati për integrim. Me mushkëri të skuqura, me veshka të lodhura dhe një sistem që nuk mbron as veten e vet. Edhe 5 vjet dhe marrim pasaportën. Por a do jemi gjallë për ta përdorur?
lutfi dervishi
Aktualitet
28 Mars 2025, 20:43
B.Z
Klodian Tomorri
TIRANË - Gazetari, Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar në media këtë të premte ku n...
Aktualitet
28 Mars 2025, 20:06
B.Z
Martin jorgaqi
TIRANË - Drejtori i Menaxhimit të Riskut në AKU, Martin Jorgaqi, ka folur në lidhje me skandalin e publikuar k...
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:28
B.Z
Salmonela
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali që u publikua këtë të premte në me...
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Më...
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:10
B.Z
Baret
TIRANË - Gazetarja Ola Xama ka denoncuar këtë të premte baret dhe lokalet e ngritura në Tiranë, me brandin “CR7&r...
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:12
A.Ll
VLORË - Në 28 mars të vitit 1997, një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë së emigracionit shqiptar u sh&eum...
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:02
Alban Dervishi
TIRANË - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka njoftuar se Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, do t&eu...
Aktualitet
28 Mars 2025, 18:39
A.Ll
Pamje nga kampi prites per emigrantet nga Italia
ITALI - Këshilli i Ministrave i ka dhënë dritën jeshile projektligjit që për...
Aktualitet
28 Mars 2025, 18:33
B.Z
Breshëri
LUSHNJE - Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe breshëri që pushtoi vendin ditën e sotme ka shkaktuar problematika n&e...
Aktualitet
28 Mars 2025, 18:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Duke filluar nga sot, bashkitë në Ballkanin Perëndimor mund të aplikojnë për t&e...