Aktualitet

Skandali me mishin me salmonelë/ Tomorri: Reagimi i AKU-së një lojë fjalësh! Populli po helmohet çdo ditë dhe askush nuk mban përgjegjësi

Tomorri ndan njoftimin e AKU-së lidhur me rastin e cila shprehej se janë marrë masa për bllokimin e pulave me salmonelë, reagim të cilin gazetari e ka cilësuar si të pa përshtatshëm. 

28 Mars 2025, 20:43 Nga B.Z
Skandali me mishin me salmonelë/ Tomorri: Reagimi i AKU-së një
Klodian Tomorri

TIRANË - Gazetari, Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar në media këtë të premte ku një sasi e konsiderueshme mish pule me salmonela u fut në vendin tonë dhe u shpërnda në treg për tu konsumuar më pas nga qytetarët. 

Në një reagim në rrjete sociale, Tomorri ndan njoftimin e AKU-së lidhur me rastin e cila shprehej se janë marrë masa për bllokimin e pulave me salmonelë, reagim të cilin gazetari e ka cilësuar si të pa përshtatshëm. 

Tomorri thotë se reagimi i AKU-së për skandalin është "lojë fjalësh" dhe kjo e fundit thjesht mundohet "ti hedhi hi syve miletit".  Duke sjellë edhe njëherë në vëmendje skandalin me mandarina që u raportua pak kohë më parë, Tomorri thotë se populli shqiptar po helmohet dita ditës dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë. 

Reagimi i Tomorrit

Ky eshte njoftimi me i piste qe nje institucion publik mund te beje per qytetaret. Shikoni si luajne me fjalet, per t'i hedhur hi syve miletit.
Kemi marre masa per bllokimin e pulave me salmonele-thone. Pastaj nje fjali me poshte thone qe kemi inspektuar importuesin per te ndjekur gjurmueshmerine. Pra, me pak fjale, pulat me salmonele u shiten ne treg dhe i hengren njerezit.
Kryetar i AKU-se sec qenka nje Manush Manush. O Manush Myftiu. Ai qe ishte para teje, mandarinat me helm qe kapi dhe ktheu Kroacia, ja u coi njerezve ne tryeze. Per kete merite e kandiduan per deputet.
Ty, meqe po u rras njerezve salmonele, ka mundesi te bejne minister.
Tani, mandarina jo se helmohesh. Veze jo se po ngordhin pulat. Mish pule jo se te rrasin salmonelen. Ore, jeni ne terezi ca po u beni njerezve? Dhe keni kurajo leshoni emaile me lojra fjalesh, si zuzare.
Tani presim te dale kryeministri dhe te na thote qe do fusim inteligjencen artificiale ne sigurine ushqimore dhe rregullohet kjo pune.
Shendet dhe bythe te forta- thote populli.

klodian tomorri skandal me mishin me salmonela

Sondazh

Poll