28 Mars 2025, 19:22
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një tjetër skandal ka përfshirë vendin tonë në lidhje me mishin e importuar nga Brazili. Më 11 mars të këtij viti në portin e Durrësit janë futur 27.000 kg mish pule i importuar nga Brazili. Kjo ngarkesë mishi dyshohet se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat, është zbuluar që i gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës.
Sipas raportimeve në media, kompania "diMal" ka importuar mish pule me salmonelë në vendin tonë. Edhe pse Autoritetet i Kontrollit të Ushqimit nuk e ka bërë me dije emrin e kompanisë, mësohet se bëhet fjalë për kompaninë në pronësi të Mondi Goxhas. Kompania është themeluar në vitin 2019 me synimin për të hyrë në tregjet e përpunimit të mishit dhe eksportit si Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, operon edhe në vendin tonë.
Zëri.ai ka mundur që të kontaktojë me pronarin e kompanisë, i cili e ka pranuar se malli (ajo që ka mbetur) me salmonelë është i porositur prej tij. Por shton se nuk di të thotë një shifër ekzakte sesa ka shitur në treg. Të vetmin koment për situatën e krijuar ka faktin që ndjehen nën presion.
"Kam shitur nga malli që ka ardhur i importuar, por nuk kam dijeni sesa. Tani jam nën presion", ka thënë në një prononcim për Zëri-n, Mondi Goxha.
Ai nuk ka dhënë asnjë koment tjetër se përse ka shkelur "filozofinë" e kompanisë që ka ngritur. Në vitin 2023, ai u mor si shembull nga asokohe ministria e Bujqësisë, Frida Krifca. Në një postim në rrjetet e saj sociale ajo zbuloi se Goxha kishte përfituar nga programi i IPARD-it për të siguruar të ardhura shtesë për të krijuar fabrikën, tek e cila përpunohen edhe mishrat e infektuar që arrijnë të futen më pas edhe në treg.
Asokohe, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca e përmendi si shembull të një kompanie që merret të përpunimit të mishit me standardet më të mira dhe që garanton siguri ushqimore maksimale në treg dhe për eksport. Por me skandalin e zbuluar sot, eksporti është thjesht një fasasë ose ëndërr e biznesmenit që mishin e infektuar ka mundur që të gjejë rrugët për ta shitur vetëm në Shqipëri.
Goxhaj shprehej se në vitin 2019 aplikoi pranë AZHBR-së, për mbështetje nga IPARD, për ndërtimin e stabilimentit sipas të gjitha kritereve që vendosura nga programi IPARD II.
“Mbështetja e Programit IPARD ka qënë shumë e rëndësishm për kompaninë tonë", thoshte ai.
dimal
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:10
B.Z
Baret
TIRANË - Gazetarja Ola Xama ka denoncuar këtë të premte baret dhe lokalet e ngritura në Tiranë, me brandin “CR7&r...
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:12
A.Ll
VLORË - Në 28 mars të vitit 1997, një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë së emigracionit shqiptar u sh&eum...
Aktualitet
28 Mars 2025, 19:02
Alban Dervishi
TIRANË - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka njoftuar se Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, do t&eu...
Aktualitet
28 Mars 2025, 18:39
A.Ll
Pamje nga kampi prites per emigrantet nga Italia
ITALI - Këshilli i Ministrave i ka dhënë dritën jeshile projektligjit që për...
Aktualitet
28 Mars 2025, 18:33
B.Z
Breshëri
LUSHNJE - Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe breshëri që pushtoi vendin ditën e sotme ka shkaktuar problematika n&e...
Aktualitet
28 Mars 2025, 18:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Duke filluar nga sot, bashkitë në Ballkanin Perëndimor mund të aplikojnë për t&e...
Aktualitet
28 Mars 2025, 17:37
r.ll
ekspertet amerikane ne spak
TIRANË- Ekspertët amerikanë janë paraqitur sërish mesditën e sotme në Prokurorinë e Po...
Aktualitet
28 Mars 2025, 17:36
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Policia rrugore u ka bërë apel shoferëve të udhëtojnë me kujdes për shkak të motit t&...
Aktualitet
28 Mars 2025, 16:46
B.Z
Ervin Resuli
TIRANË- Presidenti i Urdhërit të Mjekut Veterinar, Ervin resuli, ka reaguar në lidhje me skandalin e publikuar kët&eu...
Aktualitet
28 Mars 2025, 16:45
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka folur sot lidhur me skandalin e mishit të pulës me salmonel&e...