Aktualitet

Moti i keq shkakton problematika në Lushnje, breshëri dëmton parcelat me pjeshkë

Siç mund të shihet edhe në foto, breshëri ka qënë në nivel të konsiderueshëm duke bërë kështu që dhjetëra rrënjë pemë të dëmtohen totalisht. 

28 Mars 2025, 18:33 Nga B.Z
Moti i keq shkakton problematika në Lushnje, breshëri dëmton
Breshëri

LUSHNJE - Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe breshëri që pushtoi vendin ditën e sotme ka shkaktuar problematika në disa zona. Bëhet me dije se si pasojë e breshërit janë dëmtuar kulturat bujqësore në zonën e Barbullinjës në Lushnjë.

Siç mund të shihet edhe në foton e mësipërme, breshëri ka qënë në nivel të konsiderueshëm duke bërë kështu që dhjetëra rrënjë pemë pjeshke të dëmtohen totalisht. 

Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, moti i keq ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Përveç dëmeve në kultura bujqësore, janë shkaktuar edhe problematika në rrugë, si pasojë e rënies së inervteve, apo edhe mungesë të energjisë elektrike në zonat malore. 

bresher moti i keq

Sondazh

Poll