Aktualitet

FOTO/ Ku po sistemohen gurët e kalldrëmit të ‘Qafës së Pazarit’ të Gjirokastrës

12 Mars 2019, 16:22 Nga DOSJA
FOTO/ Ku po sistemohen gurët e kalldrëmit të ‘Qafës

GJIROKASTËR- Gurët e hequr të kalldrëmit të Gjirokastrës, në vendin e njohur si Qafa e Pazarit, po sistemohen në zonë fushore afër lumit Drino në Gjirokastër.

Lajmi është bërë i ditur nga Jugunews.net, i cili ka publikuar edhe disa foto nga vendi ku specialistët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po depozitojnë gurët e kalldrëmit në pritje për t’u montuar.

Nga fotot në fjalë, vihet re se gurët janë ndarë sipas segmenteve nga ku janë hequr, por ende nuk ka të dhëna për numri i gurëve të dëmtuar gjatë çmontimit. Nga ana tjetër FSHZH, shprehet se ato do të zëvendësohen me gurë të rinj.

Kujtojmë se Dosja.al ka denoncuar e para rastin në fjalë, ndërsa publikoi foto e video sesi shkoleshin me qysqi dhe kopaç gurët e kalldrëmit karakteristik të Gjirokastrës, qytet tashmë pjesë e UNESCO që në vitin 2005. (Lexo këtu)

Qyteti i Kadaresë, u bë pjesë e UNESCO për vlerat e rralla që ka qyteti i vjetër dhe ishte një shembull i qyteteve tregtare të stilit otoman. Por ndërhyrja e fundit, ku pllakat po shkulen pa kriter dhe në një mënyrë që po i dëmton ato, duket se po dëmton dhe trashëgiminë kulturore të këtij qyteti.

Duke qenë se qyteti jugor i Shqipërisë është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, a do të kemi një reagim zyrtar nga ky institucion ndërkombëtar, i cili i mbron këto vlera të rralla të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore?

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet depozitimi i gurëve gurët e hequr kalldrëmi i gjirokastrës depozitimi i gurëve gurët e hequr kalldrëmi i gjirokastrës

Sondazh

Poll