Aktualitet

DAR pezulloi transferimin e mësueses së anglishtes në Dibër, drejtoresha e Gjimnazit e shkarkon brenda ditës: Mori pjesë n

12 Mars 2019, 16:04 Nga DOSJA
DAR pezulloi transferimin e mësueses së anglishtes në Dibër,

PESHKOPI- Mësuesja e gjuhës angleze në gjimnazin “Said Najdeni” të Peshkopisë, Fatbardha Miftari është përballur sërish me një situatë të pazakonshme lidhur me vendin e saj të punës. 

Pas transferimit të saj në fshatin Mustafë, ajo i dërgoi një letër Ministrisë së Arsimit ku edhe kërkonte revokimin e urdhërit dhe rikthimin në vendin e saj të mëparshëm të punës. (Lexo këtu)

Pas dërgimit të shkresës, Drejtoria Arsimore e Dibrës lëshoi një vendim ku ndër arsyet e  rikthimit në vendin e punës ishte edhe argumenti se vendit vakant në gjimnazin “Said Najdeni”, nuk i është ofruar askush.

Por pikërisht në ditën e parë të rikthimit në punë, mësuesja Miftari është pushuar nga puna nga drejtoresha e gjimnazit.

Mësuesja Fatbardha Miftari shprehet se arsyeja e transferimit dhe tashmë largimit të saj nga puna janë politike, por ajo shprehet se nuk do ta lërë me kaq, por do ta kërkojë të drejtën e saj në çdo instancë.

Jam thirrur në drejtorinë e shkollës dhe më komunikuan transferimin. I thashë që ky vendim është i paligjshëm. Të gjitha këto ligje dhe shkresa që kisha i çova tek Ministria e Arsimit dhe shqipëriaqëduam.al. Më jepet vendimi për revokimin e vendimit të transferimit tim. Nisem sot në mëngjes për në punë. Drejtoresha Marsida Vushka me tha që kishte një vendim tjetër për lirim nga puna. Në vendim shkruhej se kisha shkelje të etikës dhe dispozitave të kodit të punës pasi kisha marrë pjesë në një tubim publik. Unë kam folur për kushtet në të cilat duhet të zhvillonin mësimin nxënësit. Dhe kam folur në fundjavë, ditën e shtunë. Me lejon Kushtetuta të drejtën e fjalës. Vendimi është i paligjshëm. Mendoj që është e gjitha politike. Do ankimohem në instancat më të larta.

Fatbardha Miftari pas 12 vitesh eksperiencë pune në arsim është transferuar nga Gjimnazi “Said Najdeni” në Peshkopi në një fshat të largët, në Mustafë të Dibrës. Teksa nxënësit e tjerë festonin 7 marsin, studentët e mësuese Famirës dolën në protestë. Drejtoria Arsimore tha se shkak për shkarkimin ishte mungesa e një kualifikimi pasuniversitar nga mësuesja Miftari.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diber fatbardha miftari transferimi i mesueses ne peshkopi diber fatbardha miftari transferimi i mesueses ne peshkopi

Sondazh

Poll