Politike

Ministri i Jashtëm i Polonisë në Tiranë, Hasani: Hapja e grup-kapitullit 6, gur kilometrik për bashkëpunimin ndërkombëtar

Ministri Sikorski rikonfirmoi mbështetjen e Polonisë, si kryesuese e BE gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

19 Dhjetor 2024, 13:46 Nga r.ll
Ministri i Jashtëm i Polonisë në Tiranë, Hasani: Hapja e
dy ministrat

TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka pritur sot në Tiranë homologun e tij polak, Radoslaw Sikorski. Vizita e ministrit të Jashtë polak u vlerësoua si një moment i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Polonisë. Në deklaratën e përbashkët për shtyp, pas takimit dypalësh, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e cilësoi Konferencën e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, si hap të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit.

“Ky proces i hapjes së kapitujve është jetik për integrimin dhe hapja e Grup-Kapitullit 6, që lidhet me politikën e jashtme dhe sigurinë, është një gur kilometrik për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha ministri Hasani.

Ministri Sikorski rikonfirmoi mbështetjen e Polonisë, si kryesuese e BE gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria ka dëshmuar angazhimin në reforma, sidomos në sundimin e ligjit apo respektimin e të drejave të njeriut. Ne jemi gati për hapa konkretë për t’ju mbështetur në procesin e integrimit”, deklaroi ministri Sikorski.

Dy ministrat konfirmuan angazhimin e dy vendeve për të rritur ndjeshëm vëllimin e shkëmbimeve dhe investimeve, duke shfrytëzuar mundësitë e pafundme që ofron sektori i turizmit, bujqësisë, energjisë së rinovueshme dhe teknologjisë. Në vitin 2023 Shqipëria u vizitua nga 232,970 turistë polakë, një rritje prej 39% krahasuar me vitin 2022.

 

 

igli hasani radoslaw sikorski

Sondazh

Poll