Politike

Deklarata e ambasadës së SHBA/ Berisha: Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën, 5 nëntori u dha përgjigje këtyre

Në një prononcim për mediat pasi ka dalë nga salla e Kuvendit, Berisha tha se statusi i bërë nga e ngarkuara me punë në Shqipëri, Nancy VanHorn, i kujtonte ish-ambasadoren Yuri Kim.

19 Dhjetor 2024, 13:20 Nga I.A
Deklarata e ambasadës së SHBA/ Berisha: Nuk jam këtu për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, iu përgjigj interesit të gazetarëve për një koment mbi deklaratën e ambasadës së SHBA se nuk bashkëpunojnë me persona non-grata. Në një prononcim për mediat pasi ka dalë nga salla e Kuvendit, Berisha tha se statusi i bërë nga e ngarkuara me punë në Shqipëri, Nancy VanHorn, i kujtonte ish-ambasadoren Yuri Kim. 

Berisha theksoi se nuk kishte shkuar aty për të folur për të shkuarën. Ndërkohë që shtoi se 5 nëntori i dha përgjigje administratës Biden. 

“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur. Nuk jam këtu për të harxhuar kohë për të shkuarën. Duhet të më pyesni për të ardhmen. Po më pyetët për administratën që vjen, se për administratën që ikën, nuk besoj që ka mbetur gjë që nuk kam thënë para jush. Nuk rri të komentoj unë tani, të themi, çfarë t’i thuash, ajo ishte shkruar nga dora e Kimit, bile e kishte ndryshuar pak. Nuk mund të komentoj administratën që ikën,” tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll