Politike

"Opozita nuk do të presë ata që e konsiderojnë seancën mbledhje grupi", Berisha-Spiropalit: Sot regjistruat një rekord të zi në historinë e këtij parlamenti

Kryedemokrati tha se marrëdhëniet në parlament duhet të jenë ato marrëdhënie që parashikon Kushtetuta dhe rregullorja.

19 Dhjetor 2024, 12:00 Nga r.ll
"Opozita nuk do të presë ata që e konsiderojnë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në Kuvend se mazhoranca ka regjistruar sot një tjetër rekord të zi në historinë e parlamentit. Berisha tha se opozita nuk e ka as për detyrim ligjor as moral të presë, ato që sipas tij e konsiderojnë parlamentin një mbledhje grupi të tyre. Kryedemokrati tha se marrëdhëniet në parlament duhet të jenë ato marrëdhënie që parashikon Kushtetuta dhe rregullorja.

"Marrëdhënia dhe veprimtaria e parlamentit rregullohen nga Kushtetuta dhe rregullorja. Me këtë akt që bëtë sot, ju keni regjistruar një rekord tjetër të zi në historinë e këtij narkoparlamenti. Nuk është diskrecion, por është detyrim kushtetues që titullari të paraqitet për të mbrojtur ligjin.

Nuk ka asnjë detyrim ligjor as moral opozita që të presë qoftë dhe një sekondë, ata të cilët e konsiderojnë parlamentin një mbledhje grupi të tyre, dhe çfarë grupi. Dhe ju duhet të mbroheni nga Kushtetuta dhe rregullorja dhe jo nga dëshmitarë të rremë, që ua jep fjalën këtu dhe në kundërshtim me çdo rregull flasin 10 minuta, gjoja në mbrojtje tënden, që në fakt ty të duan në hell, ta dish mirë këtë. Por ky nuk është preokupimi im, preokupimi është që marrëdhëniet në parlament të jenë ato marrëdhënie që parashikon Kushtetuta dhe rregullorja.", tha Berisha. 

sali berisha seance plenare 19 dhjetor 2024

Sondazh

Poll