Politike

Ndërprerja e Kuvendit/ Bardhi: Nuk është kafja personale e ministrit të Financave! Kur ti dalë gjumi e shqyrtojmë projektligjin e propozuar

Bardhi u shpreh se koha e ministrit Malaj nuk është më e rëndësishme se koha 140 deputetëve që të ndërpritet seanca se ai nuk ndodhet në sallë.

19 Dhjetor 2024, 11:49 Nga N.F
Ndërprerja e Kuvendit/ Bardhi: Nuk është kafja personale e
Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas rinisjes së seancës në Kuvend ka reaguar ashpër për ndërprerjen ndërsa u shpreh se nuk është kafja personale e ministrit të Financave, Petrit Malaj. Bardhi u shpreh se koha e ministrit Malaj nuk është më e rëndësishme se koha 140 deputetëve që të ndërpritet seanca se ai nuk ndodhet në sallë.

Ai theksoi se pritja 40 minuta e ministrit është situatë e përsëritur dhe e papranueshme. Sipas tij nuk  ndodh në asnjë Parlament që të ndërpritet seanca për 40 minuta se nuk ka ardhur anëtari i Këshillit të Ministrave për prezantim projektligji.

"Nuk është kafja personale as e juaja, e as e ministrit të Financave. Koha e tij nuk është më e rëndësishme se 140 deputetëve që ne do të duhet të ndërpresim seancën se ai nuk ndodhet në sallë. Të presim 40 min sa të vijë Ministri, kjo është situatë e përsëritur.

Nëse keni përmbysur hierarkinë shtetërore dhe individë të pavotuar e kanë kohën më të rëndësishme se sa 140 deputetë përfaqësues të qytetarëve të votuar në këtë sallë, na e thoni të ndryshojmë Kushtetutën, ta shpallin republikë Kryeministrore. Nuk ndodh në asnjë Parlament që të ndërpritet seanca për 40 minuta se nuk ka ardhur anëtari i Këshillit të Ministrave për prezantim projektligji. Nëse nuk vjen në kohë, kalon ajo pikë e rendit të ditës kur ti dalë gjumi e shqyrtojmë ne projektligjin e propozuar. Po te presin deputetët 40 minuta që të vijë ministri i Financave është e papranueshme," tha Bardhi.

bardhi malaj

Sondazh

Poll