Politike

Alexandër Kasanof: Të lejohet rikandidimi i prokurorëve të SPAK që të vijojë pandërprerë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kasanof tha se duke mos lejuar rikandidimin e tyre, rrezikohet të ndërpritet përpjekja më e suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare.

19 Dhjetor 2024, 10:51 Nga r.ll
Alexandër Kasanof: Të lejohet rikandidimi i prokurorëve të
alexander kasanof

TIRANË- Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof ka marrë pjesë në ceremoninë e 5-vjetorit të Prokurorisë së Posaçme. Kasanof gjatë fjalës së tij u shpreh se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish edhe pas përfundimit të mandatit të tyre aktual.

Duke mos lejuar këtë Kasanof tha se rrezikohet të ndërpritet përpjekja më e suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare.

"Për t’u siguruar që SPAK-u të vazhdojë pandërprerë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të ardhmen, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual. Dështimi për të realizuar këtë rrezikon të ndërpresë përpjekjen më të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në historinë shqiptare dhe rrezikon humbjen e profesionistëve tuaj më me përvojë dhe njohurive të tyre institucionale”, u shpreh Kasanof.

alexander kasanof 5 vjetori i spak

Sondazh

Poll