19 Dhjetor 2024, 10:40
Nga I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka konsideruar ligjin për zonat e mbrojtura si ligj klientelist. Gjatë interperlancës me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Zhupa theksoi se kjo qeveri ka betonizuar të gjitha zonat e mbrojtura në vend. Zhupa theksoi se Kumbaro u bë ministre për qëllimin e vetëm për t’i prishur zonat e mbrojtura, duke e konsideruar atë si ministren më duargjatë.
"Ligj klientelist ai i zonave të mbrojtura. Kumbaro ministrja më jetëgjatë, sepse është edhe më duargjata. I hapi rrugë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Ishte ajo që hapi qofterinë e parë në Butrint dhe bëri marrëveshjen me ADF për Butrintin dhe bëri betonizimin. Bëri heqjen e pikave të mbrojtjes së zonave dhe hapi rrugën për betonime. Po shtyni për të pestën herë afatin e ligjit për investimet strategjike. E bëri se me ligjin e përkohshëm të vitit 2018, që e keni shtyrë 4 herë dhe po e bëni për të pestën herë, keni dhënë 5,8 mln metër katrorë tokë në gjithë vendin investitorëve strategjike.
Ju jeni terroristë mjedisorë. Pasi e keni mbaruar gjithë tokën publike që mund t’i jepni investitorëve strategjikë, tani po planifikoni hyrjen në zonat e mbrojtura, ku i përfshirë është edhe Edi Rama. Jo vetëm po shtyni afatin, por propozoni që ti jepen investitorëve edhe brigjet e lumenjve liqeneve etj,. Për stacione plazhi, oburra merrini dhe shkatërrojeni këtë vend. Kush ishin investitorët e huaj që thithën investimet strategjikë? Klientët e pushtetit, familjarë të Xhaçkës, gaztorët e oborrit! Këta ishin investitorët strategjikë? Për këta e bëtë? I hapët rrugë investimeve në Manastir, Plazhin e Pasqyrave, të Marinës etj., të gjitha zona të mbrojtura para se të vinte si ministre Kumbaro. Por edhe në Vjosë, Nartë, Velipojë, Divjakë, Karavasta dhe Kune. Keni futur zona të thella malore si të mbrojtura dhe keni hequr ato bregdetare për t’i hapur rrugë investimeve. Si ka mundësi që keni 9 vendime të pakonsultuara me asnjë ekspert? Si ka mundësi nuk ke bërë një ligj në mbrojtje të zonave të mbrojtura dhe jo betonizimit”, tha Zhupa.
ina zhupa mirela kumbaro
Politike
19 Dhjetor 2024, 10:43
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremonin&eu...
Politike
19 Dhjetor 2024, 10:31
N.F
Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të Strukturës s&...
Politike
19 Dhjetor 2024, 10:31
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë vendimmarrje të Kë...
Politike
19 Dhjetor 2024, 10:22
N.F
Kasanof
TIRANË- Zëvendësndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka marrë pjesë sot n&e...
Politike
19 Dhjetor 2024, 10:21
I.A
Toni Gogu
TIRANË- Deputeti socialist Toni Gogu ka theksuar se projektligji për faljen e gjobave do të miratohet do apo nuk do opozita. ...
Politike
19 Dhjetor 2024, 10:18
r.ll
TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama tha se mazhoranca ka mbështetur diasporën për njohjen e pensioneve në shtetet ku shqiptar...
Politike
19 Dhjetor 2024, 10:11
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se vitin e ardhshëm do të lancohet modeli i ri iInteligjencës Artificiale për...
Politike
19 Dhjetor 2024, 10:13
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Prokuroria e Posaçme po feston sot 5-vjetorin e krijimit të saj. Gjatë një ceremonie për mediat, kryet...
Politike
19 Dhjetor 2024, 09:39
N.F
Hasani dhe Rama
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka marrë pjesë në takim në takimin vjetor të Këshillit koor...
Politike
19 Dhjetor 2024, 09:36
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës për votën e ...