Politike

"SHBA mbështet punën e SPAK", Kasanof: Guxim për të ngritur një institucion nga hiçi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Gjatë fjalës së tij Kasanof uroi kreun e SPAK, Altin Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ai u shpreh se çmimi nuk është vetëm për Dumanin, por edhe për SPAK dhe Shqipërinë. 

19 Dhjetor 2024, 10:22 Nga N.F
"SHBA mbështet punën e SPAK", Kasanof: Guxim për
Kasanof

TIRANË- Zëvendësndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof ka marrë pjesë sot në ceremoninë e 5-vjetorit të krijimit të SPAK. Gjatë fjalës së tij Kasanof uroi kreun e SPAK, Altin Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ai u shpreh se çmimi nuk është vetëm për Dumanin, por për SPAK dhe Shqipërinë. 

Kasanof tha se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës. Ai shtoi se u desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim dhe për të ndërtuar një institucion për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Faleminderit për mundësinë që t’iu bashkohem. Është nder dhe privilegj. Së pari, urime kryeprokurorit Dumani për shpalljen kampion i antikorrpusionit nga sekretari Blinken. Ishte ditë e madhe për Shqipërinë. Ky çmim nuk është vetëm për Dumanin, por për SPAK dhe Shqipërinë. Blinken vlerësoi punën e SPAK. Është moment emocionues, ju përgëzojmë nga Uashingtoni. U desh guxim i jashtëzakonshëm për të nisur këtë rrugëtim. Guxim për të ndërtuar një institucion nga hiçi, për të luftuar shumë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, theksoi ai.

alexander kasanof spak blinekn altin dumani

Sondazh

Poll