Politike

Falja e gjobave/ Gogu i drejtohet opozitës: Keni krijuar artificialisht një furtunë

Në nisje të seancës plenare, Gogu theksoi se nismën që ata kanë diskutuar do ta kthejnë në ligj, do apo nuk do opozita.  

19 Dhjetor 2024, 10:21 Nga I.A
Falja e gjobave/ Gogu i drejtohet opozitës: Keni krijuar
Toni Gogu

TIRANË- Deputeti socialist Toni Gogu ka theksuar se projektligji për faljen e gjobave do të miratohet do apo nuk do opozita. Në nisje të seancës plenare, Gogu theksoi se nismën që ata kanë diskutuar do ta kthejnë në ligj, do apo nuk do opozita.  

“Keni krijuar artificialisht një furtunë në gotë!  Të nderuar kolegë opozitarë na vjen keq, ne atë nismë që kemi diskutuar gjatë me qytetarët sot do ta bëjmë ligj dhe sot ato masa administrative të vendosura në mënyrë jo proporcionale do të anulohen doni apo jo ju! Lejini lojërat dhe na u bashkoni ta miratojmë bashkë”, tha Gogu.

toni gogu

Sondazh

Poll