Politike

“Vitin tjetër, do lançojmë modelin e ri të IA për shërbimet online", Rama: Shqiptarët në Gjermani po kthehen sërish te nënshtetësia e tyre

Kryeministri u shpreh se Ministria e Jashtme dhe e Brendshme duhet të punojnë më tepër për të garantuar këtë shërbim.

19 Dhjetor 2024, 10:11 Nga r.ll
“Vitin tjetër, do lançojmë modelin e ri të IA
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se vitin e ardhshëm do të lancohet modeli i ri iInteligjencës Artificiale për të kryer të gjitha shërbimet online. Rama foli gjithashtu edhe për shqiptarët në Gjermani, për të cilët tha se ishin të detyruar të hiqnin dorë nga shtetësia e tyre për atë gjemane. Ndërkohë, sipas tij, tani që Gjermania po lejon dy nënshtetësinë, shumë shqiptarë duan të kenë edhe atë shqiptare. Kryeministri u shpreh se Ministria e Jashtme dhe e Brendshme duhet të punojnë më tepër për të garantuar këtë shërbim.

“Komponenti arbëresh në diasporën shqiptare ka qenë i harruar dhe këtu është bërë një punë e konsiderueshme. Edhe me këtë rast dua të falenderoj kryetarin e Akademisë së Shkencave, zotin Gjinushi për kontributin që kanë dhënë për të zgjuar lumin e fjetur të marrëdhënieve me arbëreshët. Në këtë mënyrë ka dhënë shembullin për tu ndjekur nga të gjithë institucionet. Më vjen shumë mirë që ne mund ti themi me krenari shqiptarëve në diasporë që jeta e tyre është zgjeruar, pasi kanë lehtësi si me certifikatat dhe çdo gjë. Akoma më keq kur këtu në Shqipëri prisnin radhën me çadra në shi, dhe në vendin jashtë nuk kishin as një vend ku të paraqiteshin. Sot i kemi të digjitalizuara. Vitin e ardhshëm do të lançojmë modelin e ri të inteligjenca artificiale në këtë platformës dhe asistenti që do jenë dy, do të kryejë të gjithë procesin e shërbimit. Nuk do të jetë më ky veprim, ku asistenti të orienton se çfarë hapash duhet të ndjekësh për të marrë shërbimin, por me videocall asistenti do ta bëjë për ty shërbimin.

Në këtë kontekst dua të prek republikën gjermane, e cila i ka hapur rrugëve shqiptarëve të kenë dy nënshtetësi. Ndryshe nga më herët kur shqiptarët kërkonin të merrnin  nënshtetësinë gjermane, tani po kthehen te ajo shqiptarja. Në këtë kuptim, Ministria e Brendshme dhe e Jashtme do t’u ofrojë ndihmë të gjithë shqiptarëve. Janë bërë konstruksione të konsullatave. Mbase duhet të përdorim edhe metodat e syrit të keq, që mund të kenë mbetur në ndonjë cep nga koha e shkëmbimit të letrave me kod sekret. Është bërë një betejë e madhe për të hequr kontaktin sy më sy. Më parë, personi ishte i detyruar që të shkonte deri në konsullatë fizikisht, kur e kishte larg. Po luftojmë fort që çdo shërbim të jetë online”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll