Politike

"Diaspora, pjesa më e rëndësishme e kombit", Hasani: Kanë një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave! Emigrantët sollën 772 milionë euro këtë vit

Ministri theksoi se përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme. Ai tha se kanë shpërndarë 5 mijë tekse shqip në diasporë ndërsa shtoi se misioni është të ruajnë rrënjët dhe identitetin kombëtar.

19 Dhjetor 2024, 09:39 Nga N.F
"Diaspora, pjesa më e rëndësishme e kombit", Hasani:
Hasani dhe Rama

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka marrë pjesë në takim në takimin vjetor të Këshillit koordinues të Diasporës. Gjatë fjalës së tij Hasani u shpreh se ky takim synon edhe frymën evropiane të shqiptarëve duke forcuar politikën për diasporën. Ai shtoi se diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë.

Ministri theksoi se përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme. Ai tha se kanë shpërndarë 5 mijë tekse shqip në diasporë ndërsa shtoi se misioni është të ruajnë rrënjët dhe identitetin kombëtar. Ministri më tej u shpreh se diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave ndërsa zbuloi edhe shifrat. Hasani tha se emigrantët sollën 772 milionë euro në muajt e këtij viti. 

“Është kënaqësi që jemi në këtë takim që ka për qëllim të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ky takim synon edhe frymën evropiane të shqiptarëve, duke forcuar politikën për diasporën. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time. Diaspora është pjesa më e rëndësishme e kombit tonë. Përpjekjet për të mbajtur gjallë gjuhën dhe traditën janë shumë të rëndësishme.

Kemi shpërndarë 5 mijë tekse shqip në diasporë. Kemi një mision të përbashkët, të ruajmë rrënjët dhe identitetin kombëtar. Diaspora ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm përmes dërgesave, emigrantët sollën 772 milionë euro në muajt e këtij viti. Gjatë 2024 Shqipëria ka bërë proges në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me hapjen e grupkapitujve.”, theksoi ai.

igli hasani edi rama

Sondazh

Poll