Politike

Rama: Jemi me kokën lart para shqiptarëve jashtë atdheut, tanimë vota e diasporës është një mision i përmbyllur

Ai tha se emigrantëve nuk do të jetë e nevojshme të vijnë në Shqipëri, por do të votojnë vetëm përmes postës. 

19 Dhjetor 2024, 09:36 Nga r.ll
Rama: Jemi me kokën lart para shqiptarëve jashtë atdheut,
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës për votën e emigrantëve.  Rama tha se për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të kenë mundësi të votojnë edhe shqiptarët jashtë vendit. Ai tha se ata nuk do të jetë e nevojshme të vijnë në Shqipëri, por do të votojnë vetëm përmes postës. 

"Para pak javësh në Tiranë erdhi një mision i NATO-s për të inspektuar kushtet sa është e gatshme të presë Shqipëria samitin e NATO në 2027. Jemi sot me kokën lart para shqiptarëve jashtë atdheut, se tanimë është një mision i përmbyllur vota e diasporës. Një mision jo i lehtë. Një mision i lidhur me një vullnet që shkon përtej ndasive partiake dhe kërkon një votë më të madhe në numër se e një shumice qeverisëse. Sot jemi në prag të një procesi zgjedhor ku për herë të parë shqiptarët jashtë vendit do votojnë pa dashur të udhëtojnë drejt Shqipërise, por vetëm duke përdorur postën. Ruajtja e identitetit gjuhësor dhe kulturor është pjesë e misionit tonë si komb, si qytetar dhe patjeter e misionit si sistem institucional. Ka nevojë pë tu bërë më shumë patjetër. Kemi bërë hapa kuptimplotë edhe me qeverinë e Kosovës, duke nisur nga unifikimi i Abetares, duke punuar për dixhitalizimin dhe aksesin falas të fëmijëve dhe mesuesve në diaspore, tek programet. Kemi 20 dëmijë që marrin mësim në kushtet e gjuhës.", tha Rama. 

edi rama vota e diaspores

Sondazh

Poll