Politike

Opozita njofton protestë tjetër para Bashkisë së Tiranës/ Këlliçi thirrje qytetarëve: T'i dërgojmë mesazh të qartë kryeministrit

Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestë, për të protestuar sërish kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

18 Dhjetor 2024, 21:01 Nga ZH.LL
Opozita njofton protestë tjetër para Bashkisë së
Kellici

TIRANË- Opozita do të zhvillojë një tjetër protetë para Bashkisë së Tiranës, të premten e 20 dhjetorit në orën 17:00. Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka lajmëruar protestën përmes një postimi në "Facebook".

Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestë, për të protestuar sërish kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Këlliçi fton qytetarët për t'i dhënë mesazh të qartë kryeministrit, i cili sipas tij, drejton narkoshtetin e parë të Europës. 

Postimi i plotë:

Mes demokratëve të Vorës, duke finalizuar detajet organizative për protestën e ditës së hënë, 23 dhjetor, ora 17:00.
Vora, Tirana dhe gjithë Shqipëria do ti japë një mesazh të qartë kreut të narkoshtetit të parë të Europës, se koha nuk pret më.
Shqiptarët nuk presin më!
Qeveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme është zgjidhja e vetme politike për rimëkëmbjen e vendit tonë. O sot, o kurrë

belind kellici opozita proteste bashkia tirane

Sondazh

Poll