Politike

"Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin më..." ! Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

kryeministri grek u shpreh se autostrada do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë. 

18 Dhjetor 2024, 19:45 Nga E. D
"Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin
Kyriakos Mitsotakis 

GREQI- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis nënshkroi kontratën për fillimin e punimeve të autostradës, që do të lidhë Janinë me Kakavijën. Gjithashtu kryeministri grek u shpreh se autostrada do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë. 

“Kjo autostradë do të jetë vendimtare për zhvillimin më të gjerë të rajonit dhe krijimin e një lidhjeje me Shqipërinë,” tha Mitsotakis. 

E konceptuar si zgjatim i autostradës ekzistuese Ionia, rruga ka një gjatësi 68 kilometër, me vlerë 310 milionë euro. Projekti 68 km i gjatë fillon në kryqëzimin ekzistues të Autostradës Ionia me atë Egnatiadhe niset në veri-perëndim drejt kufirit shqiptar.

Po ashtu autostrada përmban 12 kryqëzime, duke siguruar akses në qytetin industrial të Janinës, si dhe në disa vendbanime në zonë, ndërsa lidh qytetin e Janinës dhe Aeroportin e tij Ndërkombëtar me rrjetin kombëtar të autostradave.

kyriakos mitsotakis 

Sondazh

Poll