Politike

Samiti në Bruksel/ "Nuk ka përparim në heqjen e masave", Osmani: Jemi të zhgënjyer me trajtimin që po ia bëjnë Kosovës disa vende të BE-së

Osmani tha se nuk ka përparim në heqjen e masave ndaj Kosovës dhe sipas konkluzioneve nuk do të hiqen as në dhjetor.

18 Dhjetor 2024, 18:19 Nga ZH.LL

 

Samiti në Bruksel/ "Nuk ka përparim në heqjen e
Osmani

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel. Menjëherë pas mbërritjes së saj, Osmani foli për mediat nga ku shprehu zhgënjimin për mënyrën se si po trajtohet Kosova nga disa vende të BE-së.

Osmani tha se nuk ka përparim në heqjen e masave ndaj Kosovës dhe sipas konkluzioneve nuk do të hiqen as në dhjetor. Gjatë deklaratës së saj, Osmani falenderoi vendet e Bashkimit Europian që mbështetën heqjen e masave. 

“Arsyeja kryesore është se nuk ka përparim në drejtim të heqjes së masave për Kosovën, ato janë ende në fuqi. Dhe, siç i kemi parë konkluzionet dhe që presim t’i pranojmë, nuk duket se ato do të hiqen këtë dhjetor”, tha Osmani para mediave.

vjosa osmani be kosova

Sondazh

Poll