Politike

"Rama i do qytetarët e varfër", Vokshi: Minimumi jetik u hodh poshtë, projektligji për kanabisin u fut në mënyrë të përshpejtuar

Ajo ka folur edhe për minimumin jetik që u hodh poshtë nga mazhoranca socialiste. Vokshi tha se kryeministri Edi Rama i do qytetarët të vrafër.

18 Dhjetor 2024, 17:39 Nga M.B
"Rama i do qytetarët e varfër", Vokshi: Minimumi jetik u
Albana Vokshi

TIRANA- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur sot lidhur me debatet në Komisionin e Shendetësisë për ligjin e kanabisit. Në një lidhje direkte për Syri Tv, Vokshi tha se ky është një projektligj që është futur në mënyrë të përshpejtuar.

Ajo ka folur edhe për minimumin jetik që u hodh poshtë nga mazhoranca socialiste. Vokshi tha se kryeministri Edi Rama i do qytetarët të vrafër.

"Projekti për kanabisin, është një projektligj që është futur në mënyrë të përshpejtuar. Shumë herë më të shpejtë se sa projektligje që presin prej dy vitesh e që janë depozituar nga deputetë të PD, ose deputetë të opozitës.

Dua të theksoj faktin që janë 34 ose me shumë nëse shtojmë edhe propozimet e bëra në javët e fundit nga ana e opozitës të cilat presin prej me shumë se dy vitesh dhe nuk trajtohen dhe nuk çohen për tu trajtuar nëpër komisione. Secili propozim, siç është edhe ai për minimumin jetik duhet të trajtohet njëlloj sepse deputetët nuk mund të diskriminohen.

Projekti i minimumit jetik është dorëzuar nga unë, zonja Koti e Koliqi është dorëzuar para 530 ditësh. Dhe pas 522 ditësh është diskutuar në komision dhe është një ligj që prek 1,4 milionë qytetarë. Edi Rama i do qytetarët të vrafër. Që ata të mendojnë vetëm për atë çapën e bukës. 1.4 milonë do përfitonin nga minimumi jetik", tha Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll