Politike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Osmani: Blloku po tregohet i padrejtë me Kosovën

Ajo u ankuar se blloku me 27 vende anëtare po bën lëshime ndaj Serbisë, “përkundër agresionit të saj” ndaj Kosovës.

18 Dhjetor 2024, 17:32 Nga DOSJA
Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Osmani: Blloku po tregohet i padrejtë
Vjosa Osmani

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas mbërritjes në Bruksel në kuadër të samitit BE- Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se takimet e tilla janë rast i mirë për të çuar përpara perspektiven evropiane të të gjithë rajonit. 

Por sipas saj, në procesin e zgjerimit BE po i bën “padrejtësi” Kosovës. Ajo u ankuar se blloku me 27 vende anëtare po bën lëshime ndaj Serbisë, “përkundër agresionit të saj” ndaj Kosovës.

“Duket se ka tendenca në BE nga disa shtete anëtare që Kosova vazhdimisht të dënohet”, tha Osmani në Bruksel.  

vjosa osmani

Sondazh

Poll