Politike

Përfundon mandati në Kosovë/ Kryeparlamentari Konjufca takim lamtumire me ambasadorin Hovernier: ShBA, aleati ynë më i madh

Konjufca shprehu mirënjohje ndaj angazhimit të tij, teksa theksoi se Hovenier ka dhënë kontributin e tij të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit mes SHBA-Kosovë. 

18 Dhjetor 2024, 16:44 Nga ZH.LL
Përfundon mandati në Kosovë/ Kryeparlamentari Konjufca takim
Konjufca-Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar mandatin e tij në Kosovë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, e ka pritur sot në takimin e lamtumirës ambasadorin amerikan. 

Konjufca shprehu mirënjohje ndaj angazhimit të tij, teksa theksoi se Hovenier ka dhënë kontributin e tij të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit mes SHBA-Kosovë. 

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se kryeparlamentari nënvizoi se, ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë. 

Konjofca e konsideron SHBA-në, aletatin më të madh që ka dhënë një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kryetari Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Jeffry Hovenier
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, Jeffry Hovenier.
Duke e falënderuar për vizitën, kryeparlamentari Konjufca i shprehu mirënjohje për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.
Po ashtu, kryetari Konjufca nënvizoi se ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh, SHBA-në, që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë.
Kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme.

jeffrey hovenier glauk konjufca

Sondazh

Poll