Politike

Kuvendi i përbashkët Kosovës dhe Shqipërisë më 20 dhjetor/ Nga fjala e Konjufcës, Spiropalit, kryetarëve të grupeve parlamentare e deri te kryeministrat, zbardhet axhenda

Zyrtarët e lartë të politikës shqiptare, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, do të nisen me autobusë nga Tirana për të marrë pjesë në seancën që pritet të nisë në orën 11:00.

18 Dhjetor 2024, 16:52 Nga M.B
Kuvendi i përbashkët Kosovës dhe Shqipërisë më 20
Foto nga seanca e shkuar

PRISHTINA- Seanca e përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri do të mbahet më 20 dhjetor 2024 në Prishtinë. Ndërkohë është zbardhur axhenda e seancës plenare e cila do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Zyrtarët e lartë të politikës shqiptare, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare, do të nisen me autobusë nga Tirana për të marrë pjesë në seancën që pritet të nisë në orën 11:00.

Sipas axhendës i pari që do të mbjë fjalën, do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, të cilin e pason kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, për të vazhduar më tej me krerët e grupeve parlamentare të dy vendeve. Të fundit që do të flasin do të jenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas ai i Kosovës, Albin Kurti.

Axhenda:

06:00: Nisja nga Tirana në mënyrë të organizuar me autobusë nga Kryesia e Kuvendit

10:30: Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

11:00: Hapja e aktivitetit  me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

-Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

Sh.T.Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

Sh.S.Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë  (3 min)

Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Z.Fatmir Mediu  Anetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

Sh.T. Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Mbyllja e Punimeve

Kthimi për në Tiranë, në mënyrë të organizuar me autobusë

kuvendi kosove-shqiperi

Sondazh

Poll