Politike

Zgjedhjet 2025/ Ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës, në fokus vota e diasporës

Të ftuarit e veçantë në takim ishin dhe Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe drejtorja e Drejtorisë së Votimit nga Jashtë Jona Josifi, të cilët i njohën pjesëmarrësit me punën aktuale dhe përgatitjet që po bën KQZ.

18 Dhjetor 2024, 16:00 Nga M.B
Zgjedhjet 2025/ Ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të
Foto nga takimi


TIRANA- Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës për Zgjedhjet, me praninë e përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri

Të ftuarit e veçantë në takim ishin dhe Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe drejtorja e Drejtorisë së Votimit nga Jashtë Jona Josifi, të cilët i njohën pjesëmarrësit me punën aktuale dhe përgatitjet që po bën KQZ.

"Në fokus të veçantë ishte zbatimi, për herë të parë në zgjedhjet në Shqipëri, i votimit nga jashtë vendit. Komisioneri Celibashi e falënderoi Prezencën e OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vijueshme për KQZ-në", njoftoi sot Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

zgjedhjet 2025

Sondazh

Poll