Politike

Rama në Bruksel, takim me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë

Rama shkruan në rrjetet sociale se Kos është një njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë dhe mbështetëse e fortë e anëtarësimit brenda vitit 2030. 

18 Dhjetor 2024, 15:18 Nga M.B
Rama në Bruksel, takim me Komisioneren e BE-së për
Foto nga takimi

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Komisionere e BE për Fqinjësinjë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos. Rama shkruan në rrjetet sociale se Kos është një njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë dhe mbështetëse e fortë e anëtarësimit brenda vitit 2030. 

Pasditen e sotme në Bruksel pritet të nisë samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të ketë në fokus partneritetin dhe rrugëtimin europian.

Postimi:

Bruksel - Me Komisioneren e re të BE për Zgjerimin, Marta Kos, njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë, mbështetëse e fortë e anëtarësimit tonë brenda vitit 2030.

edi rama

Sondazh

Poll