18 Dhjetor 2024, 14:29
Nga r.ll
Ish-zv/kryeministri Artan Grubi shpallet në kërkim ndërkombëtar
SHKUP- Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut publikuan sot në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zv/kryeministrit Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami.
Kërkesa për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish-zyrtarit të lartë është lëshuar nga Prokuroria publike në Shkup, pasi Gjykata Themelore e miratoi të martën në mbrëmje kërkesën për caktimin e masës me paraburgim për zotin Grubi dhe Bajrami.
Ata dyshohen për përfshirje në manipulim me prokurimet publike për Lotarinë dhe ndarjen e jashtëligjshme të licencave për kompanitë e lojërave të fatit dhe kazinotë.
Tetë persona dyshohen si të përfshirë në këtë vepër penale. Sipas prokurorisë, ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi tetë milionë euro.
Autoritetet në Shkup thonë se ish-zëvendëskryeministri ndodhet në Kosovë, ku u arratis të dielën, ndërsa ish-drejtori Bajrami është strehuar po në Kosovë disa muaj më parë, sipas policisë.
Mediat lokale raportojnë se zoti Grubi ka angazhuar një avokat dhe se “do të kthehej në vend nëse gjykohet në gjendje të lirë”.
Vetë ish-zëvendëskryeministri nuk është prononcuar publikisht që nga e diela në mbrëmje kur shkruante në rrjetin social Facebook se ndodhej “jashtë shtetit për vizitë private dhe se do të kthehej sapo të kryente detyrimet”.
Artan Grubi u përcaktua nga Departamenti i Shtetit pak ditë më parë së bashku me gjykatësin Enver Bexheti si të përfshirë në korrupsion dhe u shpallën si “persona të padëshiruar”./VOA
artan grubi
Politike
18 Dhjetor 2024, 14:05
r.ll
fredi beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur në Parlamentin Europian lidhur me samitin që do të mbahet mes liderëve t&eu...
Politike
18 Dhjetor 2024, 13:57
N.F
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e PD-së Floriana Gara ja mbajtur ditën e sotme një deklaraë për mediat. Gja...
Politike
18 Dhjetor 2024, 13:44
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se emigratët e Kosovës do të mund të votojë p&e...
Politike
18 Dhjetor 2024, 12:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se do të insistojë për një tjetër interpelancë me kryeministrin Ed...
Politike
18 Dhjetor 2024, 12:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha kundërshtoi fort ligjin për përdorimin e drogës, duke e quajtur të pa l...
Politike
18 Dhjetor 2024, 12:39
r.ll
sali berisha
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon mbledhje sot në selinë blu. Kreu i grupit, Gazment Bardhi tha ...
Politike
18 Dhjetor 2024, 12:17
N.F
Takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-s&eu...
Politike
18 Dhjetor 2024, 12:00
N.F
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mble...
Politike
18 Dhjetor 2024, 11:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në forumin "Të drejtat e shkelura" të organizuar nga PD tha se q...
Politike
18 Dhjetor 2024, 11:46
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së....