Politike

Berisha: Olsi Rama është në hetim ndërkombëtar, do kërkojmë sërish paraqitjen e Ramës në interpelancë

Berisha e cilëson situatën si një moment të vështirë për Ramën, duke thënë se ai ka frikë dhe se e vëllai i Basharit, i përfshirë në çështje droge, po i sjell probleme psikologjike.

18 Dhjetor 2024, 12:54 Nga I.A
Berisha: Olsi Rama është në hetim ndërkombëtar, do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se do të insistojë për një tjetër interpelancë me kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar atë për frikë dhe pasiguri. Berisha foli rreth hetimeve ndërkombëtare ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, dhe sugjeroi se ky hetim do të nxjerrë në pah të vërtetën. Berisha e cilëson situatën si një moment të vështirë për Ramën, duke thënë se ai ka frikë dhe se e vëllai i Basharit, i përfshirë në çështje droge, po i sjell probleme psikologjike.

"Prapë do insistohet që të paraqitet edhe në interpelancë. Nuk ka kurajo, ka frikë ai. Ai ka frikë, ka tmerr. E pa tani që edhe i vëllai i Basharit merrej me drogë, tani kur i del në ëndërr Olsi, e ndjen veten shumë keq. Që në fakt është absolutisht, e vërteta do dalë. Fatmirësisht është në hetim ndërkombëtar. Fatmirësisht, po," tha Berisha.

sali berisha olsi rama

Sondazh

Poll