18 Dhjetor 2024, 12:00
Nga N.F
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se shumica e atyre që flasin kundër kryeministrit, Edi Rama lënë mandatin ose shkojnë në burg si ish-deputeti, Ervin Salianji. Më tej ai theksoi se ata që flasin zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president republike, kryeministër apo kryetar parlamenti.
Berisha shtoi se në vend ka diktaturë pasi po përdorën të gjithë mekanizmat e shëmtuar të frikës. Sipas tij 38 mijë qytetarë shqiptarë janë arrestuar nga kryeministri, Edi Rama në vitin 2015, për fatura drite. Ai theksoi se kjo nuk ndodh në asnjë vend në botë.
Kreu i PD-së tha se Rama arreston gazetarët ndërsa vrasësit serialë nuk janë në burg. Ai theksoi se gazetari që gjeti se dilte emri i Edi Ramës tek fliste me bandat, është në arrest shtëpie. Sipas tij e vërteta është se nuk është kohë e mirë për të drejtat e njeriut. Ai theksoi se vendi i cili ka një nen më të mrekullueshmin në Kushtetutë për lirinë e fjalës, nenin e parë të Kushtetutës, SHBA, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës.
Fjala e Berishës:
Ky takim dhe ky forum mblidhet për problemin më themelor, sepse në hierarkinë e të gjithë të vërtetave që ne qëmtojmë, që ne besojmë, që ne mbrojmë, në politikë, në art, në shkencë, kudo, janë 3-4 prej tyre që janë sa hyjnore, aq edhe tokësore. Që në hierarkinë e të vërtetave dhe vlerave janë më kryesoret. T’i marrim pak se çfarë ndodh me ne.
Liria e fjalës, ne këtu flasim. Flasin edhe disa të tjerë, po shumica e atyre që flet kundër padrinos, lë mandatin dhe shkon në burg siç ka shkuar Ervin Salianji apo zvarritet në mënyrë barbare në mes të rrugës, pavarësisht se ka qenë president republike, kryeministër, kryetar parlamenti dhe pavarësisht mbi të gjitha se nuk mund të ndodhë kurrë zvarritja në rrugë në një vend ku ka ligj dhe Kushtetutë dhe se nuk mund të arrestohet asnjë person nën hetim. Është diktaturë sepse përdor të gjithë mekanizmat e shëmtuar të frikës, të mbjelljes së frikës. Diktatura është mbretëri frike.
Besim, 38 mijë qytetarë shqiptarë ka arrestuar Edi Rama në vitin 2015, për fatura drite, që nuk ka vend në botë që nuk ia arreston. Është diktaturë se bën arrestimin e lidershipit politik në mënyrë që të mos ketë rotacion. Arreston gazetarët, vrasësit serialë nuk janë në burg. Gazetari që gjeti se dilte emri i Edi Ramës tek fliste me bandat, është në arrest shtëpie. E vërteta, e thashë, nuk është kohë e mirë për të drejtat e njeriut sot sepse filloi në mënyrë të pabesueshme, vendi i cili frymëzon me këto të drejta, vendi i cili ka një nen më të mrekullueshmin në Kushtetutë për lirinë e fjalës, nenin e parë të Kushtetutës, SHBA, filluan t’u fryjnë brirëve të censurës.
Mediat e mëdha që u bënë anticensurë, iu kërkua haptas të vendosnin censurën. Filluan publikisht të flasin se duhet censura. Kjo është e vërteta. Dhe kush e bënte këtë? Ata, të cilët kanë etiketën liberalë. Ua them unë ju se ata janë stalinistë të vërtetë. Dhe ua them me bindjen më absolute. Ata që hiqen si liberalë, ata tani censurë. Po rrezikove fjalën, ke rrezikuar çdo gjë. Ndaj dhe këtu, të gjitha mediat kombëtare janë media qeveritare. Po e dini ju se burgjet në Shqipëri janë një ferr i vërtetë. Nuk mund ta imagjinoni. Janë qindra të sëmurë që nuk ua zbardhin vendimet. Gjykatësi ka një detyrim që brenda kaq ditësh të zbardhë vendimin. 70 ditë, 100 ditë, nuk i zbardhet vendimi.
mbledhja e grupit parlamentar të pd-së berisha
Politike
18 Dhjetor 2024, 11:55
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në forumin "Të drejtat e shkelura" të organizuar nga PD tha se q...
Politike
18 Dhjetor 2024, 11:46
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së....
Politike
18 Dhjetor 2024, 11:25
r.ll
edi rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas nënshkrimit të Dokumentit të Partneritetit me BE mes Përfaqësueses s&e...
Politike
18 Dhjetor 2024, 11:09
r.ll
pamje nga nenshkrimi i marreveshjes
BRUKSEL- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar se sot në Bruksel është nënshkruar Marr&e...
Politike
18 Dhjetor 2024, 10:57
r.ll
foto e meparshme e lidereve te be dhe ballkanit perendimor
BRUKSEL- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian do të ...
Politike
18 Dhjetor 2024, 10:37
N.F
Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së...
Politike
18 Dhjetor 2024, 10:27
N.F
Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka...
Politike
18 Dhjetor 2024, 10:29
r.ll
selia blu
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ndryshime në projektligjin për faljen e gjobave për ndë...
Politike
18 Dhjetor 2024, 10:08
r.ll
fatmir mediu
TIRANË- Seanca në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për çështjen "Gërdeci" &e...
Politike
18 Dhjetor 2024, 08:43
N.F
Foto ilustruese
BRUKSEL- Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, &e...