Politike

Hasani: Nënshkruam në Bruksel Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe BE-së

Ministri shkruan se ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtje.

18 Dhjetor 2024, 11:09 Nga r.ll
Hasani: Nënshkruam në Bruksel Marrëveshjen e Partneritetit
pamje nga nenshkrimi i marreveshjes

BRUKSEL- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar se sot në Bruksel është nënshkruar Marrëveshja e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian. Hasani shprehet se marrëveshja zyrtarizon bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.

Më tej, ministri shkruan se ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtje.

POSTIMI I HASANIT: 

Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme!

igli hasani bruksel

Sondazh

Poll