Politike

AXHENDA/ Mbahet sot në Bruksel samiti BE-Ballkani Perëndimor, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian i rajonit

Shqipëria do të përfaqësohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa Kosova me presidenten Vjosa Osmani.

18 Dhjetor 2024, 10:57 Nga r.ll
AXHENDA/ Mbahet sot në Bruksel samiti BE-Ballkani Perëndimor, në
foto e meparshme e lidereve te be dhe ballkanit perendimor

BRUKSEL- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian do të takohen ditën e sotme në Bruksel. Fokusi i samitit të sotëm është forcimi i partneritetit mes vendeve përmes integrimit gradual të rajonit në disa prej politikave të BE, ndërsa pritet të miratohet edhe një deklaratë e përbashkët. 

Samiti, punimet e të cilit nisin rreth orës 17:30, është thirrur nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa i cili tre ditë pas mandatit, shtroi një darkë informale për liderët e Ballkanit Perëndimor. Bëhet me dije se Shqipëria do të përfaqësohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa Kosova me presidenten Vjosa Osmani.

Samiti do të ndahet në dy sesione dhe rëndësi do i kushtohet bashkëpunimit politik dhe ekonomik BE-Ballkani Perëndimor. Plani i rritjes për rajonin, thellimi i angazhimeve politike të BE-së me Ballkanin Perëndimor në fushën e politikës së përbashkët dhe të sigurisë, bashkëpunimi rajonal, fqinjësia e mirë, lufta në Ukrainë dhe ndikimi hibrid i Rusisë në vendet e rajonit, do të jenë disa nga temat të cilat do të trajtohen në samitin e sotëm. 

Axhenda e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

16:30 - 17:10: Mbërritjet dhe deklaratat për mediat
17:15: Mirëseardhja zyrtare nga Presidenti Costa dhe Presidentja von der Leyen
17:30: Foto familjare
17:45: Sesioni i punimeve të samitit
19:30: Konferencë për shtyp me Presidentin Costa dhe Presidenten von der Leyen
20:00: Darka e punës

Ky samit mbahet në Bruksel, një ditë pas hapjes së grupkapitullit të gjashtë për integrimin e Shqipërisë në union dhe zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me BE-në

samiti be-ballkani perendimor 18 dhjetor 2024 bruksel

Sondazh

Poll