Politike

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Ambasadori Gonzato: Projekt me vlerë historike! Një hap jetik për bashkëpunimin mes popujve

Ambasadori foli edhe për hapjen e grupkapitujve të gjashtë për Shqipërinë dhe Malin i Zi ndërsa theksoi se është një hap i rëndësishëm.

18 Dhjetor 2024, 10:37 Nga N.F
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Ambasadori Gonzato: Projekt me vlerë
Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Gjatë fjalës së tij Gonzato u shpreh se ky është një projekt nga i cili përfiton Shqipëria në grandin më të madh në të ardhmen. Sipas tij ky projekt ka një vlerë historike. 

Ambasadori foli edhe për hapjen e grupkapitujve të gjashtë për Shqipërinë dhe Malin i Zi ndërsa theksoi se është një hap i rëndësishëm. Ai shtoi se lidhja e shqiptarëve me vendet e rajonit është shumë e rëndësishme.

“Një projekt nga i cili përfiton Shqipëria në grandin më të madh në të ardhmen. Ky projekt ka një vlerë historike. Shqipëria bëri një avancim me hapjen e grupkapitujve të gjashtë, edhe Mali i Zi po bën një hap të rëndësishëm. Prandaj këto duhen që të dy vendet të ecin paralelisht. Lidhja e shqiptarëve me vendet e rajonit është shumë e rëndësishme, prandaj do të bëjmë lidhjen nëpërmjet urës.

Në mënyrë që popujt e rajonit të lidhen me njëri tjetrin ne duhet të bëjmë përpjekje. Prandaj kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet e tjera të Europës është një hap jetik për bashkëpunimin mes popujve.

Natyrisht që kjo do të jetë pjesë dhe e jetës së Shqipërisë, pasi linjat hekurudhore do të shërbejnë dhe për transportin e mallrave. Ndërkohë që Shqiperise ecën përpara drejt BE, ne ofrojmë mbështetjen tonë," tha Gonzato.

silvio gonzato hekurudha vore-hani i hotit

Sondazh

Poll