Politike

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Balluku: Angazhim serioz për të modernizuar sistemin hekurudhor!

Ministrja theksoi se aeroporti i Vlorës synon të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon dhe se duhet të jetë i lidhur me sistem hekurodhor.

18 Dhjetor 2024, 10:27 Nga N.F
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit/ Balluku: Angazhim serioz për të
Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Gjatë fjalës së saj Balluku deklaroi se qeveria shqiptare mund të financojë tashmë disa linja hekurudhore të brendshme. Ajo u shpreh se kanë gati studimin e fizibilitetit për Durrës-Prishtinë. 

Ministrja theksoi se aeroporti i Vlorës synon të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon dhe se duhet të jetë i lidhur me sistem hekurodhor. Ajo tha se po punojnë për fizibilitetin e linjës së dytë, që lidh Vlorën me Rrogozhinën. Balluku tha se për këto projekte angazhimi i qeverisë shqiptare është serioz për ta modernizuar sistemin hekurudhor.


“Kemi gati studimin e fizibilitetit për Durrës-Prishtinë. Deri tani, kemi kërkuar bashkëpunimin për projekte hekurudhore, por qeveria shqiptare mund të ketë financimin e disa prej këtyre linajave. Dy projekte të tjera, aeroporti i Vlorës, që synon të jetë një nga më të mëdhenjtë në rajon, duhet të jetë i lidhur me sistem hekurodhor, po punojmë për fizibilitetin e linjës së dytë, që lidh Vlorën me Rrogozhinën. Nga këto projekte, angazhimi i qeverisë shqiptare është serioz për ta modernizuar sistemin hekurudhor”, theksoi ajo.

balluku

Sondazh

Poll