17 Dhjetor 2024, 22:01
Nga ZH.LL
Bislimi
BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka dhënë të tjera detaje nga takimi i sotëm në Bruksel. Bislimi ka deklaruar se në takim janë trajtuar tema të ndryshme të rëndësishme për të dyja vendet.
Kryenegociatori i Kosovës tha se kanë diskutuar edhe shkeljet e fundit të Serbisë. Ndërsa sa i përket sulmit terrorist të 29 nëntorit, Bislimi deklaroi se emisari i BE-së Lajçak ka dënuar sulmin në kanalin ujit të Ibër-Lepencit.
“Në takimin bilateral kemi trajtuar tema të ndryshme të rëndësishme, ku te Marrëveshja për Menaxhimin e Përbashkët të Kufirit (IBM) kemi diskutuar për mundësinë e riaktivizimit të grupit të përbashkët për implementim, në mënyrë që të trajtohen temat me rëndësi, si ajo e aktivizimit të pikave kufitare në Izovr dhe Kapi, mundësia e hapjes së pikave kufitare sezonale në Mohovc, Breznicë dhe Dobrosin.
Kemi adresuar edhe fushën e energjisë, ku i kemi potencuar shkeljet e fundit të Serbisë, sidomos mosaktivizimin e linjave të interkoneksionit, po ashtu edhe sabotimin që Serbia po ia bën marrëveshjeve të Brukselit, duke insistuar në fusnota të shpikura në marrëveshjet regjionale.", tha Bislimi.
Po ashtu, Bislimi theksoi se një temë me rëndësi që u diskutua ishtë dhe ajo e vizitave zyrtare. Bislimi sqaroi se ka brenga në BE që disa vizita po refuzohen pa sqarime.
“Po ashtu e kemi trajtuar edhe temën e vizitave zyrtare, ku ka brenga që disa vizita po refuzohen pa sqarime shtesë, një praktikë që e ka instaluar Serbia që moti”, tha ai.
Takimi i sotëm, mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë i fundit takim i ndërmjetësuar nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak. Diplomatit europian do t'i përfundojë mandati në fund të muajit janar.
Ndërkohë, më herët u raportua se gjatë takimit të sotëm, gjithashtu u arrit pajtim në zbatimin e plotë në çështjen për personat e pagjetur.
besnik bislimi
Politike
17 Dhjetor 2024, 20:32
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar situatën e arsimit në Shqipëri. Gjatë një takimi me pedagogë...
Politike
17 Dhjetor 2024, 20:23
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një takimi me studentët dhe pedagogët në selinë...
Politike
17 Dhjetor 2024, 20:11
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike do ta konsiderojë arsimin si çështjen më serioze t...
Politike
17 Dhjetor 2024, 19:54
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqip&e...
Politike
17 Dhjetor 2024, 19:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbajtur një takimi me studentët dhe pedagogët në selinë...
Politike
17 Dhjetor 2024, 19:38
ZH.LL
Bislimi
BRUKSEL- Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi ka konfirmuar se është arritur dakordësi për zbatim të plotë t...
Politike
17 Dhjetor 2024, 19:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me studentët dhe pedagogët tha se kryemi...
Politike
17 Dhjetor 2024, 19:43
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në Bruksel një takim me stafin ushtarak dhe civil të Shqipër...
Politike
17 Dhjetor 2024, 17:46
ZH.LL
takimi
BRUKSEL- Takimi trepalësh mes emisarit special të BE-së Miroslav Lajçak dhe dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe...
Politike
17 Dhjetor 2024, 17:29
M.B
Edi Rama dhe Mark Rutte
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm e të NATO-s Mark Rutte ...