Politike

Takimi mes kryenegociatorëve në Bruksel/ Arrihet marrëveshja Kosovë–Serbi për personat e pagjetur

Petkoviç tha se Serbia do ta mbështesë grupin punues të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

17 Dhjetor 2024, 17:46 Nga ZH.LL
Takimi mes kryenegociatorëve në Bruksel/ Arrihet marrëveshja
takimi

BRUKSEL- Takimi trepalësh mes emisarit special të BE-së Miroslav Lajçak dhe dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe atij të Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç, është mbajtur sot në Bruksel. Kryenegociatori i Serbisë Petkoviç ka njoftuar se është arritur marrëveshja për çështjen e personave të pagjetur.

Petkoviç tha se Serbia do ta mbështesë grupin punues të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Më tej ai ka shtuar se për Serbinë, çështja e të pagjeturve nuk është çështje politike, por thjesht humanitare që patjetër duhet të zgjidhet.

“Gjatë ditës kemi pasur një takim dypalësh me Lajçakun dhe ekipin e tij, nga ana ime, ekspertët nga Beogradi i kanë prezantuar të gjitha çështjet e rendit të ditës gjatë takimit të sotëm, pastaj pasoi takimi trepalësh me kryenegociatorin e Prishtinës. Për çfarë ramë dakord është se ne kemi bërë hapin e fundit të nevojshëm për çështjen e personave të pagjetur, kështu që tani është hequr pengesa e fundit kur flasim për zbatimin e deklaratës për personat e pagjetur. Do t’i japë mbështetje grupit të punës të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, por gjatë gjithë kohës ne theksuam dhe thoshim se për ne çështja e të pagjeturve nuk është çështje politike, por thjesht humanitare, çështje që patjetër duhet të zgjidhet”, është shprehur Petkoviç.

kosove serbi be

Sondazh

Poll