Politike

Strategjia e PD për fushatën elektorale të zgjedhjeve 2025/ Sula zbulon porosinë e Berishës: Mos u merrni me kundërshtarët politikë, fokusin vetëm te qytetarët!

Sula thotë se Berisha i ka porositur ata që të përqendrohen vetëm te qytetarët dhe problemet reale të tyre dhe të mos merren me kundërshtarët politikë.

17 Dhjetor 2024, 16:16 Nga E. D
Strategjia e PD për fushatën elektorale të zgjedhjeve 2025/ Sula
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka folur për zhvillimet më të reja brenda Partisë.  Demokratike. Sula i ftuar në ‘Opinion’ në News24 zbuloi gjithashtu edhe porosinë që kreu i PD-së u ka dhënë anëtarëve të partisë për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 11 maj 2025.

Sula thotë se Berisha i ka porositur ata që të përqendrohen vetëm te qytetarët dhe problemet reale të tyre dhe të mos merren me kundërshtarët politikë.

“Në takimin që kemi pasur me Sali Verishën na tha mos u merrni me kundërshtarët politikë, fokusin te qytetarët, vetëm te qytetarët. Nuk i vjen e keqja Shqipërisë as SHBA nga unë apo Berisha, sepse ne në opozitë jemi," tha Sula.

dashnor sula

Sondazh

Poll