Politike

"Shkelje e rëndë e ligjit", Zhupa: Institucionet publike vazhdojnë të marrin të dhënat personale të diasporës për qëllime elektorale

Zhupa shkruan se ky formular përbën shkelje të rënda të ligjit dhe cënon rëndë parimet e së drejtës për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale. Ajo thekson se grumbullimi pa pëlqimin paraprak të këtyre të dhënave dhe pa u legjitimuar për arsye që lidhen me kërkesa të shtetasve, është prova e partisë shtet dhe e shkeljes së ligjeve.

17 Dhjetor 2024, 14:26 Nga N.F
"Shkelje e rëndë e ligjit", Zhupa: Institucionet publike
Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një reagimi në "Facebook" shkruan se drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal të urdhëruar nga Partia Socialiste po vazhdojnë të marrin të dhënat personale të shtetasve të diasporës për qëllime elektorale. Sipas saj këto ditë është intesifikuar në institucionet publike të qarkut Vlorë ndërsa shprehet se drejtorët janë me lista në duar dhe i bëjnë presion administratës.

Zhupa shkruan se ky formular përbën shkelje të rënda të ligjit dhe cënon rëndë parimet e së drejtës për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale. Ajo thekson se grumbullimi pa pëlqimin paraprak të këtyre të dhënave dhe pa u legjitimuar për arsye që lidhen me kërkesa të shtetasve, është prova e partisë shtet dhe e shkeljes së ligjeve. Sipas saj kriminelët elektoral nuk mund të fshihen pas partisë shtet dhe faktit që ende nuk është zyrtarisht fushatë elektorale sepse janë duke shkelur ligjin dhe pa qënë fushatë.

Reagimi i plotë:

Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal të urdhëruar nga Partia Socialiste po vazhdojnë të marrin të dhënat personale të shtetasve të diasporës për qëllime elektorale. Këto ditë është intesifikuar në institucionet publike të qarkut Vlorë, drejtor me lista në duar që i bëjnë presion administratës. Ky formular me 8 rubrika kujdo që ja u jep duhet ta mbani si provë krimi. Dhe ai që e kërkon me presion nga administrata në varësi do trajtohet si kriminel elektoral.

Ky formular përbën shkelje të rënda të ligjit dhe cënon rëndë parimet e së drejtës për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale. Grumbullimi pa pëlqimin paraprak të këtyre të dhënave dhe pa u legjitimuar për arsye që lidhen me kërkesa të shtetasve, është prova e partisë shtet dhe e shkeljes së ligjeve.

Bazuar në nenin 35 të Kushtetutës, gjithashtu në nenin 6 të ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008” Për mbrojtjen e të dhënave personale", në Konventat Ndërkombëtare dhe Rregulloren e Bashkimit Europian për mbrojtjen e të dhënave personale (GDPR), ndalohet kategorikisht mbledhjen e të dhënave të individeve. Kriminelët elektoral nuk mund të fshihen pas partisë shtet dhe faktit që ende nuk është zyrtarisht fushatë elektorale sepse jeni duke shkelur ligjin dhe pa qënë fushatë. Askush nuk do ju mbroj para ligjit!

"Shkelje e rëndë e ligjit", Zhupa: Institucionet publike

zhupa pd

Sondazh

Poll