Politike

Projektligji i PS për faljen e gjobave kalon në Komisionin e Ekonomisë, pritet të miratohet të enjten në Kuvend

Mazhoranca ka thënë se projektligji do të anullojë të gjitha gjobat e vendosura për ndërtimet për strehime, për qëllime të punës në bujqësi dhe blegtori.

17 Dhjetor 2024, 14:03 Nga r.ll
Projektligji i PS për faljen e gjobave kalon në Komisionin e
kuvendi

TIRANË- Projektligji i Partisë Socialiste për faljen e gjobave ka kaluar në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa të enjten pritet të miratohet edhe në Kuvend.  

Pas diskutimeve të ditës së sotme, projektligji u votua nga deputetët socialistë të Komisionit. Ndërkohë në seancën plenare të së enjtes pritet të zhvillohen debate lidhur me projekt, pasi opozita akuzon mazhorancën se po e përdor për vota. 

Sipas mazhorancës projektligji do të anullojë të gjitha gjobat e vendosura për ndërtimet për strehime, për qëllime të punës në bujqësi dhe blegtori. Gjithashtu përfshihet edhe anullimi i të gjitha gjobave të vendosura gjatë pandemisë nga 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024. Pas miratimit në Kuvend, ligji do të hyjë në fuqi prej fundit të këtij muaji. 

projektligji per faljen e gjobave komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll