Politike

Hapja e grupkapitullit "Marrëdhëniet me jashtë", Gonzato: Shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Ambasadori e cilëson këtë si një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

17 Dhjetor 2024, 12:54 Nga r.ll
Hapja e grupkapitullit "Marrëdhëniet me jashtë",
silvio gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka reaguar për hapjen e grupkapitullit të gjashtë të negociatave me BE. Gonzato shprehet në reagimin e tij se hapja e këtij grupkapitulli shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Ambasadori e cilëson si një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Ai ka konfimuar se delegacioni i BE në Tiranë qëndron pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim. 

REAGIMI I PLOTË: 

Një tjetër arritje e rëndësishme!

Urime Shqipërisë për hapjen e negociatave për Grup-Kapitullin 6 – kapitujt për marrëdhëniet e jashtme dhe politikën e jashtme!

Kjo shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe një njohje të përafrimit të plotë të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së.

Inkurajojmë Shqipërinë të ruajë angazhimin dhe vendosmërinë e saj në avancimin e reformave të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim sfidues.

Hapja e grupkapitullit "Marrëdhëniet me jashtë",

silvio gonzato

Sondazh

Poll