Politike

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve/ Braçe prezanton projektligjin e PS: Të falen gjobat e ndërtimeve e të Ujësjellës-Kanalizimeve në zonat rurale, falje dhe për gjobat e pandemisë

Braçe dhe Balla argumentuan arsyet e ndërmarrjes së këtij vendimi për propozimin e këtij projektligji dhe kërkuan miratimin në Komisionin e Ligjeve të nismës së Partisë Socialiste.

17 Dhjetor 2024, 11:49 Nga M.B

 

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve/ Braçe prezanton projektligjin e
Foto nga Komisioni

TIRANA- Deputeti socialist Erjon Braçe, i mbështetur edhe nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve projektligjin për faljen e gjobave. Braçe dhe Balla argumentuan arsyet e ndërmarrjes së këtij vendimi për propozimin e këtij projektligji dhe kërkuan miratimin në Komisionin e Ligjeve të nismës së Partisë Socialiste.

Braçe shpjegoi se ishte e domosdoshme vendosja e kontrollit në territor gjatë vitit 2014. Ai shpjegoi edhe arsyet se përse ato gjoba e ndërtimeve duhen falur në këto momente, teksa sugjeroi të njëjtën gjë edhe për ndërtimet me qëllime strehimi individuale në qytet. Deputeti dha shpjegime para deputetëve të komisionit edhe për kërkesën e faljes së masave administrative për periudhën e pandemisë Covid-19. Sipas tij, e njëjta nismë duhet ndërmarë edhe për gjobat e vendosura nga Ujësjellës-Kanalizimet në zonën rurale.

Pjesë nga fjala e Braçes në Komision:

Në 2014 ishte e domosdoshme vendosja e kontrollit mbi territor, vendimet që rregullonin vlejtën për atë periudhë dhe qëllimin për të cilën u ndërmorën, pra kontrolli mbi territorin. Pas tërmetit të 26 nëntorit, u ndërmorën rregullime të tjera, që u bënë më të ashpra veçanërisht në akseptin e mbrojtjes së ndërtimeve, që ishin bërë në fshat, veçanërisht në konstruksionin e ndërtimit të tyre. Sot që flasim, punime për të cilat kërkohej leje ndërtimi, ndërtoheshin pa leje për shkak të kostove që implikonte leja e ndërtimit, sot janë ‘free’ (të lira). Duke filluar si ajo që ka të bëjë me çatitë e pashfrytëzueshme që përmirësojnë kushtet e ndërtesës. Sot janë pa njoftim dhe pa leje ndërtimi. Ti mund ta ndërtosh një çati të pashfrytëzueshme vete mi bazë të një projekti standard. Si ky proces pune në ndërtimtari në zona rurale, janë një seri tjera si avllia pa themel, punime të brendshme, punime në fasadë.

Ne jemi pro anulimit të masave të vendosura për këto procese pune, kur nuk merrej leja e ndërtimit gjobiteshin qytetarët. Ky lehtësim që kemi bërë në procedura me fokus fshatin, tashmë të reflektohet edhe te anulimi i masave administrative nga 1 janari i 2015, përfshirë periudhën e tërmetit dhe deri në 30 nëntor 2024. Anulimin e këtyre masave administrative. Edhe për ndërtime me qëllim strehimi individual në zonat urbane, jo për pallate, shtesa pallatesh, lartësi, por për qëllime strehimi individual edhe në zonat urbane. E gjykoni ju, besoj se kolegët e kanë këtë sensibilitet.

Elementi dy janë masat administrative të vendosura gjatë pandemisë dhe që nuk janë ekzekutuar deri më sot. Janë vendosur në referencë të rregullimeve që u bënë për të administruar situatën e pandemisë. Mund të jenë në procese gjyqësore një pjesë apo janë lënë në rrjedhje të lirë, mirë do jetë të anulohen, që të çlirohen ata njerëz që kanë marra masa administrative.

Elementi 3 ka të bëjë me gjoba të vendosura nga UK në fshat, që lidhen me procese pune atje, prodhimi bujqësor dhe tregtimi. Janë gjoba që janë futur brenda objekteve ku prodhohet, eksportohet dhe për kushte rrethanore janë vendosur gjoba që kanë rënduar sipërmarrjen në fshat dhe procese prodhimi përpunimi e eksportimi.

komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll