Politike

Dialogu Kosovë-Serbi, zhvillohet sot takimi i radhës në Bruksel mes kryenegociatorëve

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

17 Dhjetor 2024, 09:21 Nga N.F
Dialogu Kosovë-Serbi, zhvillohet sot takimi i radhës në Bruksel
Foto ilustruese

BRUKSEL- Dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të zhvillojnë ditën e sotme takimi e radhës në Bruksel në kuadër të dialogut mes dy vendeve. Siç ka bërë të ditur Bashkimi Evropian ditë më parë, të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe se aty do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, përfshirë atë për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Ata u takuan herën e fundit më 23 tetor por nuk u arrit ndonjë rezultat konkret drejt zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të dakorduar nga palët në vitin 2023.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditë më parë ka bërë të ditur se javët e fundit kanë qenë plot angazhime diplomatike dhe përpjekje për avancimin e prioriteteve kryesore të Bashkimit Evropian.


Lajçak theksoi se udhëheqësit e rinj të BE-së, Presidenti i Këshillit, Costa, Përfaqësuesja e Lartë, Kallas dhe Komisioneri për Zgjerim, Kos, që në javën e tyre të parë në detyrë, janë takuar me liderët e Ballkanit Perëndimor, duke dërguar një mesazh të qartë se zgjerimi i BE-së mbetet prioritet.

dialogu kosove-serbi bislimi petkovic

Sondazh

Poll