Politike

Integrimi në BE/ Mbahet sot në Bruksel konferenca e tretë ndërqeveritare, Shqipëria hap kapitullin e "Marrëdhënieve me jashtë"

Bëhet me dije se i pranishëm në konferencë do të jetë kryeministri Edi Rama, që do të kryesojë delegacionin shqiptar.

17 Dhjetor 2024, 07:38 Nga r.ll
Integrimi në BE/ Mbahet sot në Bruksel konferenca e tretë
foto ilustruese

TIRANË- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Në takimin e sotëm në Bruksel do të hapet grupkapitulli i gjashtë i integrimit, ai i "Marrëdhënieve me jashtë". 

Bëhet me dije se i pranishëm në konferencë do të jetë kryeministri Edi Rama, që do të kryesojë delegacionin shqiptar. Rama është nisur pasditen e djeshme drejt Brukselit.

Takimi në nivel ministror përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e sotme ndërqeveritare është e dyta që zhvillohet gjatë presidencës hungareze.

konferenca e 3 qeveritare be-shqiperi

Sondazh

Poll