16 Dhjetor 2024, 20:50
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga burgu (me një mesazh të publikuar në rrjetet sociale) ka komentuar zhvillimet në lidhje me mandatet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta thotë kriza e shpikur për Gjykatën Kushtetuese tregon se në zyrat e shtetit qeveriset sipas urdhrave të mafias dhe narkotrafikantëve. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese është prej kohësh në krizë të thellë të moszbatimit të ligjit dhe Republika prej kohësh është vetëm në letër për shkak të kapjes së drejtësise nga kryeministri Edi Rama, sipas tij.
Meta thotë se ky debat i shpikur reflekton luftën e brendshme të fraksioneve të "Rilindjes" brenda drejtësisë për ta kontrolluar atë për interesat dhe përfitimet e tyre, por edhe në përmbushje të qëllimit të Ramës, sipas tij. Gjithashtu Meta shton se vijimi i protestave dhe mosbindja civile është rruga e vetme për t'i shkurtuar ditët atij që e quan markoregjim.
Postimi:
Kriza e shpikur për Gjykatën Kushtetuese tregon NarkoRepublikën që ka zaptuar zyrat e shtetit dhe qeveris sipas urdhrave të mafias dhe narkotrafikantëve.
Gjykata Kushtetuese është prej kohësh në krizë te thellë të moszbatimit të ligjit dhe Republika prej kohësh është vetem në letër për shkak të kapjes së drejtësise nga Edi Rama dhe përkrahjes, që i është dhënë kësaj drejtësie nga Narkodiplomatë të caktuar.
Prej vitesh u bllokua KED sepse nuk dilnin goglat si i kërkonte Edi Rama për ta rrëmbyer me çdo kusht e çdo mjet.
Gjyqtari përgjegjës për falsifikimet u amnistua nga SPAK, gjoja për mungesë pasojash, sepse bllokimi për vite i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte problem dhe nuk kishte pasoja sipas për SPAK-ut të Edi Ramës.
Ky debat i shpikur reflekton luftën e brendshme te fraksioneve të "Rilindjes" brenda drejtësisë për ta kontrolluar atë për interesat dhe përfitimet e tyre të pista, por edhe në përmbushje të qëllimit të Edi Ramës për të kontrolluar Gjykatën Kushtetuese 9-0 vitin e ardhshëm si vijim i skenarit të dështuar të betimit tek Lana që u asgjesua në atë kohë nga unë, si President i Republikës.
Zgjidhja e kësaj krize të stisur nuk vjen përmes Gjykatës Kushtetuese, por vetëm nga respektimi i nenit 2 të Kushtetutës "Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit".
Ndaj vijimi i protestave dhe mosbindja civile është rruga e vetme për t'i shkurtuar ditët Narkoregjimit që mbahet në këmbë nga Narkodrejtësia.
ilir meta
Politike
16 Dhjetor 2024, 20:03
ZH.LL
Kelliçi
TIRANË- Drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Belind Këlliçi, ka zhvillur ditën e sotme një takim me kryes...
Politike
16 Dhjetor 2024, 18:33
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gard&e...
Politike
16 Dhjetor 2024, 18:24
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk t...
Politike
16 Dhjetor 2024, 18:03
ZH.LL
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim në Kryeministri me ish-punonjës të Policisë s&e...
Politike
16 Dhjetor 2024, 17:55
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot para nisjes për në Bruksel ku pritet të hapen grupkapitujt e rinj më BE-në p&e...
Politike
16 Dhjetor 2024, 17:40
M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Sht...
Politike
16 Dhjetor 2024, 17:29
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AM...
Politike
16 Dhjetor 2024, 17:12
M.B
Roland Ilia
TIRANA- Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve Roland Ilia mbajti fjalën sot në konferencën e pë...
Politike
16 Dhjetor 2024, 16:31
M.B
Ilir Rusi
TIRANA- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi mbajti gjithashtu fjalën e tij në konferencën e...
Politike
16 Dhjetor 2024, 15:59
E. D
Klevis Balliu
TIRAN- Koordinatori politik i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Klevis Balliu tha se më 23 dhjetor, Tirana do të jet&e...