16 Dhjetor 2024, 18:24
Nga E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.
Fabrika do të prodhojë “kalibra të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s”, thuhet në njoftim.
“Krahas makinerisë prodhuese, në kontratën e nënshkruar sot, parashihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe kalibrim”, tha kryeministri Kurti.
Zyra e kryeministrit shtoi se, pas funsionimit, fabrika do të veprojë si ndërmarrje publike dhe si “markë 100% vendore” e Kosovës.
Më 27 nëntor, Kurti ka bërë të ditur se ka nisur procesin drejt hapjes së një fabrike për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnim të fluturakeve pa pilotë, të njohur si dronë. Sipas tij, ky është “një hap i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të ushtrisë”.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kishte thënë se për këtë projekt janë koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, dhe se Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka asistuar me një “raport fizibiliteti”.
"Për hapjen e fabrikës shtetërore të municionit, kemi pranuar një raport fizibiliteti nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Jemi në fazën e finalizimit të këtij projekti", kishte thënë ai, në një konferencë për media.
Verën e kaluar, Kosova bleu dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia. Kurti tha asokohe se me blerjen e tyre, Kosova “është edhe më e sigurt”, dhe shtoi se oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar tashmë për përdorimin e dronëve.
Se sa dronë ishin blerë, nuk ishte bërë e qartë atë kohë.
Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2025 është paraparë të jetë 207.8 milionë euro, apo 54 milionë euro më shumë sesa këtë vit.
FSK-ja është aktualisht në proces të transformimit në ushtri të rregullt. Deri në fund të këtij procesi, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka aktualisht./REL
qeveria e kosovës
Politike
16 Dhjetor 2024, 18:03
ZH.LL
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim në Kryeministri me ish-punonjës të Policisë s&e...
Politike
16 Dhjetor 2024, 17:55
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot para nisjes për në Bruksel ku pritet të hapen grupkapitujt e rinj më BE-në p&e...
Politike
16 Dhjetor 2024, 17:40
M.B
Ervin Hoxha
TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Sht...
Politike
16 Dhjetor 2024, 17:29
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AM...
Politike
16 Dhjetor 2024, 17:12
M.B
Roland Ilia
TIRANA- Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve Roland Ilia mbajti fjalën sot në konferencën e pë...
Politike
16 Dhjetor 2024, 16:31
M.B
Ilir Rusi
TIRANA- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi mbajti gjithashtu fjalën e tij në konferencën e...
Politike
16 Dhjetor 2024, 15:59
E. D
Klevis Balliu
TIRAN- Koordinatori politik i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Klevis Balliu tha se më 23 dhjetor, Tirana do të jet&e...
Politike
16 Dhjetor 2024, 16:04
M.B
Nancy VanHorn
TIRANA- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qartë për mbështetjen e re...
Politike
16 Dhjetor 2024, 15:52
ZH.LL
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që r'i presë prokurorët në zyrën e tij, pasi ...
Politike
16 Dhjetor 2024, 15:56
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha sot në konferencën për shtyp të Komisio...