Politike

Takim me ish-punonjës të Policisë, Rama vlerëson punën e tyre ndër vite! Kryeministri: Pensionistët sot trajtohen si të nënës, dikur si të njerkës

Ndër të tjera me tone ironie, Rama nuk la pa përmendur premtimet e opozitës për rritjen e pensioneve

16 Dhjetor 2024, 18:03 Nga ZH.LL
Takim me ish-punonjës të Policisë, Rama vlerëson punën
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim në Kryeministri me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës. Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi punën e bërë prej tyre ndër vite, ndërsa fillimisht foli për rritjen e pensioneve dhe bonuset e fundvitit dhe të pranverës.

Ndër të tjera me tone ironie, Rama nuk la pa përmendur premtimet e opozitës për rritjen e pensioneve. Sipas tij, pretendimet e opozitës për të rritur pensionet nga 500-1000 euro, janë të pabaza. 

Teksa bëri edhe një diferencim ndër vite, Rama tha se pensionistët sot trajtohen si të nënës, dikur si të njerkës

“Policia e shtetit ishte e tradhtuar nga vetë shteti. Tani ata që vuajnë këtë pasojë dhe që janë viktima të gjalla të politikës qorre, të atyre që sot e gjithë ditën thonë se do i bëjnë pensionet 500, 1000 euro, shesin qilima fluturues si qilimat e Sudes dhe të Rrapushit dhe këtu është dallimi se në fund të ditës pensionistët që nga 2014 dhe sot me reformën e bërë janë trajtuar si të nënës. Përpara janë trajtuar si të njerkës”, tha Rama.

edi rama policia e shtetit garda e republikes amp

Sondazh

Poll