Politike

Hapja e grupkapitujve të rinj/ Rama niset sot drejt Brukselit: Shpresojmë t’i mbyllim negociatat para sesa BE-së t'i kthehet humori

Rama tha se duhet t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm. Komentet Rama i bëri gjatë takimit me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, të cilët janë sot në pension.

16 Dhjetor 2024, 17:55 Nga M.B
Hapja e grupkapitujve të rinj/ Rama niset sot drejt Brukselit:
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha sot para nisjes për në Bruksel ku pritet të hapen grupkapitujt e rinj më BE-në për negociatat, është shprehur se ky është një tjetër moment i rëndësishëm. Rama tha se duhet t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm. Komentet Rama i bëri gjatë takimit me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, të cilët janë sot në pension.

Nesër kemi një tjetër moment shumë domethënës. Hapim një tjetër grup kapitujsh të negociatave. Kemi shumë besim se do ta kthejmë këtë moment pozitiv dhe të marrim sa më shumë nga BE në aspektin e negociatave dhe t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm”, u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll