Politike

Takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës dhe AMP-së/ Ministri Hoxha: Numri i vrasjeve është ulur! Kemi nisur aksion kundër kriminalitetit ekonomik

Hoxha shprehu mirënjohjen e tij për punën që ata kanë bërë ndër vite. Ai tha se rezultatet e punës së tyre ndër vite janë të prekshme.

16 Dhjetor 2024, 17:40 Nga M.B
Takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës
Ervin Hoxha

TIRANA- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, të cilët janë sot në pension. Hoxha shprehu mirënjohjen e tij për punën që ata kanë bërë ndër vite. Ai tha se rezultatet e punës së tyre ndër vite janë të prekshme. Gjithashtu ministri shtoi se numri i vrasjeve në vend është ulur 3 herë në krahasim me vitin 2013.

"Frytet e punës suaj ndër vitë janë të prekshme sot. Në vitin 2013 në vend u regjistruan 107 vrasje,  sot ky numër është ulur 3 herë më pak duke sjellë Shqipërinë e një niveli europian, sa i përket çështjeve të kriminalitetit. Trajtimi i ish-punonjësve të policisë ka treguar përmirësim.

Kemi nisur aksion të madh kundër kriminalitetit ekonomik për të siguruar më shumë të ardhura për pensionet, prandaj qeveria është angazhuar për rritjen e pensioneve. Mirënjohja jonë nuk përfundon me pensionin. Përvoja juaj mund të përdoret për të organizuar leksione, rekomandime të ndryshme të hapura në shkolla për edukimin e brezit të ri. Sot Shqipëria është vend me i sigurt dhe më i denjë falë punës suaj", tha ai.




 

ervin hoxha

Sondazh

Poll