Politike

Takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës dhe AMP-së, Rama: Jemi në proces për rritjen e fondit të pensioneve

Ai shtoi se qeveria është në përgatitjeje të një rritje të fondit të pensioneve, qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore apo duke rritur buxhetin në dispozicion të pensioneve.

16 Dhjetor 2024, 17:29 Nga M.B
Takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në takimin me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës, të cilët janë sot në pension. Rama tha se takimi përkon dhe me mbylljen e vitit dhe përmbushjen e një detyrimi të parë lidhur me gjithë pensionistët, duke vënë në dispozicion të mbështetjes së tyre për fundvitin një shumë disa herë më të lartë, sipas tij. Ai shtoi se qeveria është në përgatitjeje të një rritje të fondit të pensioneve, qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore apo duke rritur buxhetin në dispozicion të pensioneve.

“Takimi që përkon dhe me mbylljen e vitit dhe përmbushjen e një detyrimi të parë lë te themi, lidhur me gjithë pensionistët, duke vënë në dispozicion të mbështetjes së tyre për fundvitin një shumë disa herë më të lartë se e viteve të ardhshme. Them detyrimi i parë sepse e lidh me momentin e ri ekonomik të Shqipërisë, ku rritja e ekonomisë dhe për rrjedhojë rritja e të ardhurave kanë hyrë në stad të ri dhe na kanë hapur perspektivë e një qasje tëre ndaj pensionistëve.

Një qasje, që për ne do jetë në dy drejtime. Në rishpërndarjen e një pjese të të ardhurave të ardhura nga rritja ekonomike drejtpërdrejt tek pensionistet, nëpërmjet banuesve, duke filluar me banuesin e fundi vitit tradicional. Asnjëherë nuk ka qenë në masën e këtij viti dhe pasta dhe me një tjetër bonus, që do jepet në pranverë, pikërisht si rezultat të mundësive të rritura të ekonomisë dhe që ne duam te kthehet në një mundësi të vit pas viti. Ne jemi në proces përgatitje së një rritje të fondit të pensioneve, qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore, por qoftë duke rritur buxhetin në dispozicion të pensioneve”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll