Politike

KPK mbyll mandatin/ Kreu i KLGJ-së: Kemi kapacitetet për të vijuar procesin e vlerësimit kalimtar të magjistratëve

Rusi u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët. Ai shtoi se vlerësimi do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. 

16 Dhjetor 2024, 16:31 Nga M.B
KPK mbyll mandatin/ Kreu i KLGJ-së: Kemi kapacitetet për të
Ilir Rusi

TIRANA- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi mbajti gjithashtu fjalën e tij në konferencën e përfundimit të mandatit kushtetues të KPK dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (KKP). Rusi u shpreh se KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative e ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për magjistratët. Ai shtoi se vlerësimi do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. 

"KLGJ i ka demostruar kapacitetet e veta për 3 komponentë në të cilët procesi i vetingut është bazuar që janë vlerësimi etik dhe profesional, i figurës dhe pasurisë. KLGJ që kur është formatuar është ideuar që nëse do të vijë një moment, kur mandati i disa organeve që kanë kryer vlerësimin kalimtar të magjistratëve do të përfundonte do ta vijonte më tej KLGJ.

KLGJ i ka të gjitha kapacitet administrative ligjore për të vijuar më tej procesin e vlerësimit kalimtar për të mirën e vendit dhe do të jetë i bazuar në disa parametra, shpejtësinë profesionalizimin dhe transparencën. Suksese ata që kanë kontribuuar në këtë proces, vlerësim për punë  e tyre. Kjo është puna jonë dhe ne do ta bëjmë në të mirën e Shqipërisë", tha ai.

klgj

Sondazh

Poll